Maqedoni
Mbyllet samiti i KE-së, Sholc: Përkrahim të 6 vendet e Ballkanit
24.06.2022 15:50
Samiti i Këshillit Evropian rezultoi pozitiv për Ukrainën dhe Molldavinë të cilat fituan statusin e vendit kandidat...

Samiti i Këshillit Evropian rezultoi pozitiv për Ukrainën dhe Molldavinë të cilat fituan statusin e vendit kandidat, ndërkaq vendet e Ballkanit Perëndimor vazhdojnë të numërojnë në vend. Kancelari gjerman Olaf Sholc thotë se vendet e Ballkanit Perëndimor kanë përkrahjen e plotë të Gjermanisë në këtë rrugëtim dhe se për këtë perspektivë është diskutuar në Samit.
“Diskutuam gjithashtu për vendet e Ballkanit Perëndimor, Gjermania mbështet të gjitha gjashtë vendet që të hapërojnë në rrugën e tyre drejt integrimit evropian, një rrugë që është përcaktuar shumë herët e që tani nevojitet të kemi sukses për qytetarët e këtyre vendeve. Për herë të parë kishim një debat të mirë dhe të fuqishëm ngelim në perspektivën e këtyre gjasht vendeve për t’i mbështetur dhe mund të llogarisin në Gjermaninë.”, tha kancelari i Gjermanisë Olaf Sholc.
Gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor sërish u përcollën me inkurajimin se Unioni Evropian angazhohet plotësisht për perspektivën e anëtarësimit të Ballkanit Perëndimor dhe bën thirrje për përshpejtimin e procesit të anëtarësimit, duke u mbështetur në metodologjinë e rishikuar të zgjerimit. Këshilli Evropian ftoi Komisionin Evropian, Përfaqësuesin e Lartë dhe Këshillin që të avancojnë më tej integrimin gradual midis BE-së dhe Ballkanit Perëndimor gjatë procesit të zgjerimit në një mënyrë të kthyeshme dhe të bazuar në merita. Në këtë drejtim, Këshilli rikujtoi rëndësinë e reformës në fushën e sundimit të ligjit, pavarësinë dhe funksionimin e gjyqësorit dhe luftën kundër korrupsionit.
Në ditën e dytë të Samitit Këshilli Evropian diskutoi çështjet ekonomike.
SHPËTIM NUREDINI
