Maqedoni

BE publikon konkluzat e samitit, kërkohet zgjidhje e shpejtë për RMV-në

24.06.2022 16:00

Bashkimi Evropian publikon konkluzat e miratuara nga samiti..

Bashkimi Evropian publikon konkluzat e miratuara nga samiti në të cilat thuhet se, unioni shpreh pamëdyshje përkushtimin ndaj prespktivës së anëtarsimit në BE të Ballkanit Perëndimor.  Fton Maqedoninë e Veriut dhe Bullgarinë t’a shfrytëzojnë kohën maksimalisht për të gjetur një zgjidhje sa më shpejt për mosmarrëveshjet. U bëhet thirrje   Komisionit Evropian dhe Këshillit që ta avancojnë më tej integrimin gradual midis BE-së dhe rajonit,  në një mënyrë të kthyeshme dhe të bazuar në merita. 
 
“Këshilli Evropian u informua për zhvillimet e fundit në diskutimet mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut. Ai bën thirrje për një zgjidhje të shpejtë të çështjeve të fundit të mbetura, në mënyrë që negociatat e pranimit të mund të hapen pa vonesë. Bashkimi Evropian shpreh angazhimin e tij të plotë për prespektivën e antarësimit në BE të Ballkanit Perëndimor.”
 
Këshilli i BE-së vërteton edhe nevojën e vazhdimit të bisedimeve mes Prishtinës dhe Beogradit. Me konkluzë edhe për Bosnjën dhe Hercegovinën. Është përshëndetur marrëveshja e arritur mes liderëve të federatës së Bosnjës dhe Hercegovinës në Bruksel. 
 
“Këshilli Evropian rikonfirmon nevojën urgjente për arritjen e një progresi të prekshëm në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve rajonale, veçanërisht në dialogun Prishtinë – Beograd, për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.”
 
Këshilli i BE-së rikujton për vendet e rajonit rëndësinë e reformave, veçanërisht në fushën  e sundimit të ligjit, pavarsinë e gjyqësorit dhe lunftën kundër korrupsionit.
 
NERMIN MULAKI FEJZULLAHU