Maqedoni

Osmani dhe Mariçiq: Të shohim çfar versioni ka miratuar Bullgaria

24.06.2022 16:12

Menjëherë pasi parlamenti bullgar i dha dritën jeshile propozimit francez...

Menjëherë pasi parlamenti bullgar i dha dritën jeshile propozimit francez, i cili u shpërblye me katër kërkesa të tjera nga Sofja për Shkupin, shefi i diplomacis së jashtme, Bujar Osmani tha se gjuha, çështjet historike si kriter kryesore për progres dhe dinamika e ndryshimeve kushtetuese janë vendimtare nëse Maqedonia e Veriut do t'i thotë "po" apo "jo" propozimit francez. Sipas tij propozimi francez nuk është përfundimtar dhe autoritetet deri më tani kanë heshtur për procesin për të mos ndikuar në zhvillimet në Bullgari.                                                                                      
 
“Ne ende nuk e dimë se çfarë versioni përfundimtar është miratuar nga Asambleja Kombëtare Bullgare. Më duhet ta shoh dhe të jap mendimin tim. Por për ne tre pika kryesore janë: gjuha, që çështjet historike të mos jenë pjesë e kuadrit të negociatave dhe dinamika e ndryshimeve kushtetuese sepse nuk mund të fillojmë ndryshimet kushtetuese para se të fillojmë negociatat me BE-në. Nëse marrim një propozim në të cilin do të merren parasysh qëndrimet tona, një marrëveshje mund të arrihet në ditët në vijim.”, tha Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani.
 
Zëvendëskryeministri për Integrime Evropiane, Bojan Mariçiq, tha se kur të vijë propozimi zyrtar ai do tu prezentohet institucioneve përkatëse. 
 
“Në momentin që do të marrim ndonjë propozim zyrtar, ai sigurisht që do t’i paraqitet për shqyrtim edhe Qeverisë edhe partnerëve të koalicionit qeverisës, dhe sigurisht, në njëfarë forme do të konsultohet edhe Parlamenti dhe Komisioni për Politikë të Jashtme.”, tha zëvendëskryeministri për Integrime Evropiane, Bojan Mariçiq.
 
VMRO-DPMNE: Përgjegjësi për propozimin francez
 
Por nga partia më e madhe opozitare maqedonase, VMRO-DPMNE sërish kërkuan përgjegjësi nga kryeministri Dimitar Kovaçevski për propozimin francez.
 
“Kovaçevski nuk mund të manipulojë se ai dhe qeveria nuk kanë ditur për propozimin në përgatitjen e të cilit kanë marrë pjesë organet zyrtare shtetërore. Sipas deklaratave të Stevo Pendarovskit, por edhe të diplomatëve të shumtë nga karriera e tyre, propozimi është bërë me përfshirjen e të gjitha palëve.”, tha Dragan Kovaçki, deputet i VMRO-DPMNE-së.
 
Nga VMRO-DPMNE kërkojn dorëheqje nga Bojan Mariçiq dhe Bujar Osmanit si të përfshirë drejtpërdrejt në procesin e negociatave. 
 
LSDM: Mickovski ti mbështes qëndrimet shtetërore 
 
Nga LSDM kërkojn që Hristina Mickoski për shkak të gënjeshtrave tu kërkoj falje qytetarëve dhe ti mbështes qëndrimet shtetërore për Bullgarin.
 
“Pasi kanë dështuar të gjitha gënjeshtrat e tyre, më e pakta që mund të bëjnë Mickoski dhe VMRO-DPMNE është t'u kërkojnë falje qytetarëve. Është koha e fundit që Mickoski të ndryshojë dhe të qëndrojë në anën e shtetit, qytetarëve, në vend që t'i dëmtojë qëndrimet shtetërore në marrëdhëniet me Bullgarinë, ai duhet t'i mbështesë.”, tha Darko Kaevski, deputet i LSDM-së.
 
Kasami: Mbështesim propozimin e pranuar nga dy vendet
 
Kreu i Levizjes Besa Blall Kasami thotë se partia e tij është pro çdo propozimi që është i pranueshmë për të dyja shtetet e që i hap rrug vazhdimit të integrimeve. 
 
“Kjo qeveri qëndron mbi ofertën për hapjen e negociatave për antarësim e nëse kjo nuk ndodh edhe këtë muaj ne vlersojm se është një argument shtes se duhet të shkohet në zgjedhje të parakohshme.”, tha kryetari i Levizjes BESA, Bilal Kasami.
 
Ditë më parë edhe Kreu i ASH-së Ziadin Sela tha se nuk ka qenë i njoftuar me propozimin francez dhe të njejtin nuk mund ta komnetoj, por në parim është pro përfshirjes së bullgarëve në kushtetutë. 
 
SANIJE DURAKU