Botë

Erë e fuqishme dhe borë në Turqi

12.01.2015 10:41

Komunikacioni detar në rajonin e Stambollit prej në mëngjes është në ndërprerje për shkak të motit të keq...

Komunikacioni detar në rajonin e Stambollit prej në mëngjes është në ndërprerje për shkak të motit të keq të ndjekur me erë të fuqishme me shpejtësi edhe deri në 60 kilometra në orë, që e përfshiu rajonin e Detit Marmara.
 
Ashtu siç publikoi gazeta "Miliet" për shkak të të reshurave të rrëmbyeshme të borës është ndërprerë mësimi në shkollat e disa fshatrave në qarqet Giresun, Karabik dhe Ordu në Turqinë veriore.
 
Sipas gazetës, në shumë rajone në atë pjesë të Turqisë është formuar shtresë e trashë e borës, e cila qendrën turistike dimërore Uludag  në rajonin e Bursës, vende-vende arriti edhe deri në tre metra./mia