Maqedoni
Rama dhe Meta përshëndesin heqjen vetos ndaj RMV-së
24.06.2022 16:25
Autoritetet në Shqipëri kanë përshëndetur vendimin e parlamentit bullgar për miratimin e propozimit francez....

Autoritetet në Shqipëri kanë përshëndetur vendimin e parlamentit bullgar për miratimin e propozimit francez. Në një postim në Twitter, kreu i qeverisë Edi Rama tha se pati një telefonatë me kreun e opozitës bullgare Boyko Borissov, të cilin e falenderoi për rolin e tij në heqjen e vetos ndaj Maqedonisë së Veriut që pengonte fillimin e bisedimeve me BE-nëe dhe të Shqipërisë. Rama shkruan se partia e tij shpëtoi fytyrën e Bullgarisë dhe të BE-së, teksa i bëri thirrje kësaj të fundit që të veprojë shpejt.
“Sapo mora një telefonatë nga Boyko Borissov. Nuk mund ta falënderoja sa duhet për mendimin e tij të mirë që më thirri, por mund ta falënderoja për rolin e tij përcaktues në heqjen e VETO-s në parlament! Mik i vërtetë, lider i vërtetë. Partia e tij GERB dhe të tjerët shpëtoi fytyrën e Bullgarisë dhe BE-së! Tani BE duhet të veprojë shpejt!”, shkruan Rama në Twitter.
Edhe Presidenti në detyrë i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, e quan lajm të shumëpritur nga Bullgaria heqjen e vetos për Maqedonin e Veriut.
“Më në fund erdhi lajmi i shumëpritur nga Bullgaria mike, që ka qenë gjithmonë një mbështetëse e vendosur e procesit tonë të anëtarësimit. Votimi nga Parlamenti bullgar për heqjen e vetos ndaj Maqedonisë së Veriut, hapi rrugën për nisjen e negociatave të anëtarësimit për të dyja vendet tona. Në pritje të lajmit tjetër nga mbledhja e Këshillit Europian, që vijon ende.“, shkruan Meta në facebook.
Ndryshe Kryemsinitri Rama ka përdorur një retorikë mjaft të ashpër ndaj në Bruksel si ndaj Bullgarisë ashtu edhe ndaj vet BE-së për shkak të mos dhënies së datës për fillimin e bisedimeve të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.
LEONORA KALIQI
