Maqedoni

Komisioni për Financa dhe Buxhet, vazhdon shqyrtimi i amndamenteve për ribalncin

24.06.2022 16:56

Në Kuadër të debatit Parlamentarë në Komisionin për Financa dhe Buxhet është zhvilluar debat për rreth 20 amandamente

Në Kuadër të debatit Parlamentarë në Komisionin për Financa dhe Buxhet është zhvilluar debat për rreth 20 amandamente të cilat janë dorëzuar për ribalansin e buxhetit, por të gjitha këto u refuzuan.
 
Deputetët e ASH përmes dy amandamenteve kërkuan mbështetje për ndërtimin e urës mbi lumin Vardarë për lidhjen e fshatit Lloka në Komunën e Sarajit me Komunën e Gjorgje Petrovit në vlerë prej 61 milion e 700 mijë denarë, si dhe amandamenti tjetër kishte të bëjë me ndërtimin e trotoarit nga vendbanimi Saraj deri tek kanjoni i Matkës në vlerë prej 21 milion e 595 mijë denarë, që përveq që nuk ka siguri për kombësoret aty po zhduket edhe turizmi. Që të dyja këto amandamente u hodhën poshtë nga ana e Ministrisë. 
 
“Fakt është që çdo muaj dhe çdo javë andej ka aksidente të cilat ndonjëher janë edhe fatale. Unë mendoj që trotuar duhët të ndërtohet deri tek kanjoni matka duhet të ndërtohet me urgjencë.”, tha Abdullah Saliu, deputet i ASH-së.
 
Por deputeti i BDI-së Bajram Kadiu potencoi se këto janë obligime të cilat në program i ka pushteti lokal dhe jo Qeveria apo Ministria e Financave. 
 
“Trotuari është puna më e vogël që mund ta bëjë Komuna. Tek pushteti lokal ka nevoja të përditshme, prandaj pushtetet lokale kanë edhe programet e tyre. Bëhet fjalë për dy trotuare që më le përshtypje që rrugët mesiguri janë të regulluara. Matka dhe Liqeni është interes edhe i Qytetit të Shkupit, dhe ky amandament është një apel edhe për Komunën e Sarajit, por është edhe një apel edhe për Qytetin e Shkupit.”, tha Bajram Kadriu, deputet i BDI-së.
 
“Mirë është që ju ta bëni një vizitë një ditë andej ta merni edhe kryetarin e Komunës.”, tha Abdullah Saliu, deputet i ASH-së.
 
“Po jamë dakord, unë do të kontribuoj ta marrë Kryetarin e Komunës dhe të dalim në teren, por do të duhet që të kontribuosh edhe ti që të vije aty edhe Kryetarja e Qytetit të Shkupit.”, tha Bajram Kadriu, deputet i BDI-së. 
 
Për ribalansin e buxhetit janë dorëzuar gjithsej 204 amendamente, ku VMRO-DPMNE ka dorëzuar 170, ASH ka dorëzuar 28 dhe dy nga shumica parlamentare.  
 
Me buxhetin plotësues, të hyrat e përgjithshme janë planifikuar në nivelin prej 245,8 miliardë denarë, shpenzimet janë planifikuar në 288,5 miliardë denarë, shpenzimet kapitale janë planifikuar në nivelin prej 32,2 miliardë denarë, rritja ekonomike është planifikuar të jetë 3,2 për qind, kurse inflacioni të arrijë 7,2 për qind, ndërsa deficiti të jetë 42,7 miliardë denarë. 
 
Debati për amendamentin duhet të vazhdojë nesër në orën 11:00 me shqyrtimin e amendamentit të 54-të të buxhetit, e ku sipas rregullores së Parlamentit debati duhet të zgjasë 10 ditë.
 
FITIM KRYEZIU