Maqedoni

Ndërpritet ndalesa për automjetet e rënda transportuese në rrugën Mavrovë-Dibër dhe në Gjavatë

12.01.2015 11:10

Ndalesat për automjetet e rënda transportuese në aksin rrugor Gostivar-Mavrovë-Dibër dhe në vendkalimin malor Gjavatë janë ndërprerë...

Nëse ka valë të reja të reshjeve të dëborës në territorin e R.Maqedonisë gjatë ditës së sotme, siç informojnë nga LAMM, trupi koordinues i Ministrisë së Transportit dhe Lidhjeve solli masa të reja.
 
"Në qoftë se bora është me intensitet të madh do të vendoset ndalesë për lëvizje të automjeteve të rënda transportuese dhe autobusët në akset rrugore, posaçërisht në aksin nga Gostivari drejt Ohrit dhe anasjelltas", thuhet në kumtesë. 
 
LAMM i këshillon të gjithë qytetarët për posedim të obligueshëm të pajisjes dimërore në automjetet motorike dhe në qoftë se u nevojiten informata për gjendjen në akset rrugore rajonale dhe magjistrale të na kontaktojnë në 155 55, ndërsa në qoftë se u nevojitet ndihmë në rrugë ose tërheqje të na kontaktojnë në 196.
 
Të gjithë qytetarët të cilët kanë telefonë të mençur - të kapshme e kanë edhe LAMM aplikacionin tonë celular dhe ueb faqen e www.amsmspi.mk. /mia