Maqedoni

Masat e reja antikrizë, Baush: Zbutja e çmimeve, mbron klasën punëtore

25.06.2022 14:47

Pas shfuqizimit të masave antikrizë që vlenin deri më 31 maj, çmimet, veçanërisht të produkteve bazë...

Pas shfuqizimit të masave antikrizë që vlenin deri më 31 maj, çmimet, veçanërisht të produkteve bazë, u rritën në mënyrë drastike. Për këtë qeveria vendosi që sërish të rikthejë  kufizimin e marzhës së produkteve.
 
Eksperti ekonomik Abil Baush thotë se për të zbutur efektin e inflacionit nevojiten masa shtesë  për të mborjur kategoritë e qytetarëve me paga më të ulta, ndërsa bizneset të kursehen nga rritja e interesave.
 
“Nevojiten masa tjera për të zbutur këtë rritje të cmimeve për shkak se cmimet në bursat tregtare, energjensat dhe derivatet e naftës ende janë në nivel të lartë dhe për momentin do të duhet disa poltika afatshukrta dhe afatgjata. Politika afatshkurte do të ishin ruajta e masës së popullatës e cila kanë më së shumti nevojë nga kjo rritje e cmimeve sic janë ata që marrin paga të vogla ku disa shërbime të ju bëhen edhe falas. Nga ana tjetër për bizneset mos të kemi rritje të interesave nga bankat komerciale. Duke pasur parasysh se Banka Popullore ka rritur interesin në 2% deri tani nuk kemi ndonjë efekt tek bankat komerciale dhe shpresoj kështë do të jetë dhe të mbahet një stabilitet ekonomik”, u shpreh eksperti ekonomik Abil Baush.
 
Masat e reja antikrizë, Iseni: Biznesit, t’i mbulohen harxhimet operative 
 
Drilon Iseni nga OEMVP thotë se për të ndaluar rritjen e cmimeve, disa herë si Odë, kanë kërkuar nga Qeveria që të mbulojë shpenzimet operative të kompanive por deri tani nuk kanë hasur në mirëkuptim.
 
“Realisht jemi në një situatë kur e ke zinxhirin e furrnizimeve të cregulluar ku cdo furnizim eventual nuk dihet në cfarë forme do të arrijë në vend. Kjo ndikon në mënyrë konstatne në rritjen e cmimeve të prodkuteve. Bizenset detyrohet që të gjejnë mënyra alternative se si të kenë dëm më të vogël, Këto produkte bazë janë për qytetarët dhe nuk kanë marzhë të lartë të fitimit ndërsa nga ana tjetër shpenzimet operative janë të larta. Druaj nga ajo se bizneset do të detyrohen që të minimozojnë prezencën e ketyre produkteve nëpër vitrinat e tyre që të mos ken dëme më të mëdha në furnizimet e radhës”, theksoi drejrori ekzekutiv i OEMVP-së, Drilon Iseni.
 
Një javë pas kufizimeve të sërishme të cmimeve në tregjet me pakicë shumë cmime u ulën deri 7 denarë. Nga qeveria thonë se ka hapësirë për uljen e cmimeve por hë për hë po bëhen analiza  për mënyrën e uljes.
 
Përkujtojnë që të gjithë tregtarët të cilët do të tentojnë të bëjnë manipulime me cmimet, rrezikojnë denime deri në 10 mijë euro dhe mbyllje të bizneseve deri në dy vite.
 
GAZMEND KURTISHI