Maqedoni

MPJ notë verbale Sofjes, për shkrimet "Maqedonia është Bullgari"

25.06.2022 15:10

Ndaj shkrimeve të djeshme “Maqedonia është Bullgari”që shiheshin në duart e disa deputetëve...

Ndaj shkrimeve të djeshme “Maqedonia është Bullgari”që shiheshin në duart e disa deputetëve gjatë seancës për pikën e parë të Kuvendit Bullgar ka reaguar Ministria Punëve të Jashtme e Maqedonis së Veriut. Në reagimin me shkrim thuhet se Maqedonia pret që zyrtarët bullgarë të dënojnë gjuhën e qartë të urrejtjes dhe pretendimet territoriale kundër Maqedonis. 
 
“Mesazhe të tilla janë në kundërshtim me vlerat demokratike evropiane, por edhe në kundërshtim me Traktatin e Miqësisë, Fqinjësisë së Mirë dhe Bashkëpunimit dhe nuk kontribuojnë në edukimin e parimeve dhe frymës së Traktatit. Maqedonia pret që zyrtarët bullgarë të dënojnë gjuhën e urrejtjes dhe pretendimet territoriale kundër Maqedonis si një akt jashtëzakonisht të papërshtatshëm ndaj një vendi mik fqinj”, thuhet në reagimin e MPJ-së. 
 
Ministria e Punëve të Jashtme e Maqedonisë i ka dorëzuar Ministrisë së Punëve të Jashtme të Bullgarisë note verbale.
 
Ninova: Propozimi nuk i përfshin vijat e kuqe të Bullgarisë
 
Ndërkohë në Sofje vazhdojn reagimet pas votimit të propozimit të modifikuar të Bullgaris Demokratike. Sipas Socialistëve popozimi nuk ka të bëj plotësisht me vijat e kuqe të Bullgarisë prandaj të njejtin e kundërshtojn.
 
“Në të thuhet se bisedimet do të fillojn pasi që Maqedonia do të ndryshoj kushtetutën e saj dhe do ti regjistroj bullgarët. Ky është propozim I mirë. Megjithatë porpozimi i referohet një protokolli dypalësh pa u nënshkruar nga asnjëra pale. E pat reagimin e Maqedonisë, than që nuk do ta nënshkruajn. Në këtë moment interesat bullgare nuk janë të mbrojtura dhe nuk është I nënshkruar një protokoll bilateral”, theksoi zëvendëskryeministrja Kornelia Ninova. 
 
Radev: Propozimi francez mund të ishte edhe më i mirë
 
Ndërsa për presidentin Bullgar, Rumen Radev, Propozimi francez për heqjen e vetos bullgare përmban shumë nga kërkesat bullgare, por mund të ishte shumë më I suksesshëm nëse politikanët bullgar do ti kushtonin më shumë vëmendje.  
 
“Propozimi francez përmban shumë nga kërkesat themelore bullgare, por mund të kishte qenë shumë më i suksesshëm në përgjithësi, duke përfshirë edhe protokollin bullgaro-maqedonas, nëse politikanët tanë do t'i kushtonin shumë, shumë më tepër vëmendje gjithë këtij procesi, nëse diplomatët e Ministrisë së Punëve të Jashtme nuk mbështeten vetëm tek Presidenti i institucionit dhe nuk humbasin shumë kohë dhe energji në përpjekje për të sjellë politikën divergjente të Kryeministrit në një kuadër të pranueshëm”, u shpreh presidenti i Bullgarisë, Rumen Radev.
 
MPJ Bullgare: Ne jemi të gatshëm, tash radhën e ka RMV
 
Pas votimit të propozoimit të modifikuar për heqjen e vetos ndaj Maqedonisë, me qëndrim edhe nga Ministria e Jashtme Bulllgare. 
 
"Faktorët përgjegjës të shtetit tonë  fqinj janë në lëvizje për të treguar, jo me fjalë, por me vepra, përkushtimin dhe dëshirën e tyre për të ardhmen e tyre dhe të rajonit, evropiane. Shpejtësia me të cilën Republika e Maqedonisë së Veriut do të anëtarësohet në Bashkimin Evropian varet nga kjo dhe nuk do të vonojë nëse vendi i përmbush obligimet e veta ndaj vlerave evropiane dhe marrëdhënieve të mira fqinjësore”, thuhet në njoftimin me shkrim të Ministrisë së Jashtme bullgare.
 
Në të më tej thuhet se janë të gatshëm të fillojnë nënshkrimin e Protokollit në përputhje me nenin 12 të Marrëveshjes për miqësi, fqinjësi të mirë dhe bashkëpunim me Republikën e Maqedonisë së Veriut.
 
SANIJE DURAKU