Maqedoni

Kriza politike, Nuhiu: Vednit i duhen oferta për zgjidhjen e problemeve

25.06.2022 15:33

Në këto momente dhe rrethana vendit nuk i nevojiten bllokadat institucionale...

Në këto momente dhe rrethana vendit nuk i nevojiten bllokadat institucionale, kriza të reja politike dhe zgjedhje të parakohëshme, por i nevojitet opozitë e bashkuar me pushtetin e cila do të punojë për tejkalimin dhe përpilimin e pozicioneve të reja strategjike dhe ofrimin e zgjidhjeve.
 
Kështu u shpreh në “Intervistën e Javës” analisti politik Qani Nuhiu, sipas të cilit, VMRO DPMNE-ja do ta ketë shumë vështirë të bindë popullin për zgjedhje të parakohëshme dhe aq më tepër  të arrijë përmes bllokimeve institucionale të paralajmëruara të krijojë aq lehtë krizë politike.
 
“Bllokadat nuk janë zgjidhje, por ka dy zgjidhje, njëra zgjidhje është në Kuvend 61 deputetë ti bëjnë për të shkuar në zgjedhje të parakohëshme dhe e dyta është përkrahje në popull me protesta më masive që të shihet realisht pakënaqësi më e madhe në popull dhe mandej të krijohet krizë politike, mirëpo krizë politike nuk krijohet me bllokimin e institucioneve  të jemi të qartë. Kriza institucionale vjen më von. Nëse dëshiron të krijosh kriz institucionale fillimisht do të krijosh kriz politike,  këto janë dy rrugat për krijimin e krizave politike një në parlament Qeveri aktuale eventualisht  të humbas shumicën dhe e dyta me protesa masive të qytetarëve nuk ka tjeter rrugë dalje, por bllokimi nuk është opsion i mirë”, u shpreh analisti politik Qani Nuhiu.
 
Nuhu është i prerë se në rast të një krize të brendshme politike, situata e krijuar, nuk do ti shkojë në favor asnjërës nga palët, përvec që do të vështirësonte akoma më shumë  gjithë rrugëtimin integrues të vendit si dhe procesin e negociatave me Bullgarinë, për të cilën varet e ardhmja evroupiane e këtij vendi. 
 
“Nuk do të dëshiroja që të krijohet krizë e brendshme politike gjatë negociatave me Bullgarinë ose gjatë pritjes së ftesës për në BE për fillimin e negociatave sepse ashtu, më besoni se akoma më shumë do të komplikoheshin gjërat”, theksoi Nuhiu.
 
Edhe përkundër epilogut nga Samiti i BE-së dhe refuzimit të ofertës franceze nga ekzekutivi i vendit, Nuhiu vlerëson se përbërja aktuale e qeverisë, do të vazhdojë të jetë stabile dhe për një kohë të caktuar, megjithëse është shumë e vështirë për të parashikuar se cfarë mund të ndodhë deri në fund të mandatit.  
 
REXHEP QAMILI