Maqedoni

Analistët: BE-ja përjetoi një fiasko me diplomacinë e saj

25.06.2022 16:42

Ajo që ndodhi në samitin e BE-së me propozimin francez dhe më pas me shtimin e Bullgarisë është një kolaps...

Ajo që ndodhi në samitin e BE-së me propozimin francez dhe më pas me shtimin e Bullgarisë është një kolaps i diplomacisë evropiane. Dështimi I saj duke pasur parasysh precedentin e lejuar, kërkesat dypalëshe të bëhen pjesë e kuadrit negocues, kështu mendojnë analistët Atanasovski dhe Nikovski.
 
“Vetë Bashkimi Evropian definitivisht nuk di se si të vazhdojë me aspektin e politikës së jashtme drejt zgjerimit të mbetur me vendet e Ballkanit Perendimor,  por gjithashtu, nuk mund të pranojmë propozimin e Bashkimit Evropian, propozimin francez që të përfshihet në kërkesat bullgare në kuadrin e negociatave më një arsye të thjeshtë që definitivisht do të ndodhë bilateralizimi i marrëdhënieve me BE-në”, u shpreh politikologu Blagojçe Atanasovski.
 
“Gjithçka që ata propozojnë atje do të jetë katastrofike për vendin tonë, e papranueshme, historikisht e gabuar dhe katastrofike. Çfarëdo që të bëjnë francezët, dhe Europa që pamë sot, do të jetë vetëm një proces i bullgarizimit të popullit maqedonas”, theksoi ish diplomati Risto Nikovski.
 
Nikovski është rigoroz në qëndrimin se duhet të ndërpritet marrëveshja e miqësisë dhe të bëhet një e re, në të cilën në radhë të parë do të përfshihen maqedonasit nga Pirini. Atannasovski konkludon se është mirë që kemi rënë në grackën që duhet të negociojmë me Sofjen në vend të Brukselit për anëtarësim në BE.
 
“I ashtuquajturi memorandum shpjegues i Bullgarisë, i cili ka hyrë në të gjitha dokumentet e BE-së, thotë se ne kemi ekzistuar si popull që nga viti 1944, që do të thotë se kjo çështje, përveç gjuhës që diskutohet në tryezë, është e negociuar për ta, dhe përderiasa negocon gjuhën dhe per identitet do te thote qe pranon qe jane te diskutueshme dhe pranon qe nuk ekzistojne”, u shpreh ish diplomati Risto Nikovski.
 
“Duhet të ndalemi pak, vetëm jo me çdo kusht për të hapur negociatat, sepse në këtë mënyrë nëse i hapim negociatat ato do të zgjasin me dekada e dekada dhe askush nuk mund të na garantojë se nëse elitat politike në Sofjen zyrtare mendojnë se Maqedonia nuk plotësuan kushtet në kuadrin negociator të kërkesave të skaduara bullgare, nuk do të përdorin instrumentin e vetos në çdo hapje dhe mbyllje të kapitujve të rinj”, theksoi politikologu Blagojçe Atanasovski.
 
Analistët mendojnë se përkundër fiaskos që pësoi Brukseli për Maqedoninë, ajo nuk do të ndalet këtu, gjegjësisht propozimi francez mund të modifikohet vazhdimisht.
 
SEDAT SELIMI