Maqedoni
Thirrja e DASh për BE - në, sa më shpejt hapni bisedimet me Shkupin dhe Tiranen
25.06.2022 17:51
Në mesin e amullisë së deklaratave dhe pasigurisë rreth fillimit të negociatave të anëtarësimit...

Pas Samitit të pasuksesshëm BE- Ballkani Perëndimor në Bruksel ku procesi i fillimit të negociatave për antarësim të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë sërish mbeti status kvo edhe administrate amerikane del me qëndrim të prer.
Për Uashingtonin, afrimi i rajonit me bllokun europian është e një rëndësie kyce, dhe kjo, në kancelaritë europiane, nuk duhet harruar.
“Konsiderojmë se kredibiliteti i perspektivës së zgjerimit të BE-së është me rëndësi jetike për stabilitetin dhe prosperitetin e Ballkanit Perëndimor”, kanë thënë nga Departamenti Amerikan i Shtetit për agjencinë Mia.
Nga DASh theksojn se ShBA vijon të ofrojë mbështetje për hapjen e bisedimeve për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë sa më shpejtë të jetë e mundur.
Në samitin Ballkani Perëndimor-BE, kryeministri Dimitar Kovaçevski hodhi poshtë të ashtuquajturin propozim francez në të cilin draft versioni i hapjes së negociatave, çështjet bilaterale mes dy vendeve - Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, vendosen si një kusht në procesin e negociatave për anëtarësimin të vendit në Bashkim.
Ndërsa presidenti francez Emanuel Makron, pas vendimit të Parlamentit Bullgar për të pranuar propozimin francez shpreson që Maqedonia dhe Bullgaria deri në fund të këtij muaji do të arrijnë një marrëveshje.
Deri në këto momente nga Qeveria e Kovaçevskit nuk ka ndonjë sqarim në rastë se kanë kërkesa të gatshme për ndërhyrje në propozimin francez, ose është duke u përgatitur një propozim nga ne për t'i dhënë fund kësaj mosmarrëveshjeje.
SANIJE DURAKU
