Maqedoni

Qytetarët, çmimet po rriten për çdo ditë

26.06.2022 14:43

“Me uljen e marzhës së fitimit ,pritej ulje e çmimeve të produkteve bazë...

“Me uljen e marzhës së fitimit ,pritej ulje e çmimeve të produkteve bazë, por qytetarët ankohen se kjo nuk po ndodh, madje ata thonë se çmimet vazhdojnë të rriten duke u bërë të pa përballueshme”. 
 
Madje edhe qytetarët më të moshuar thonë se nuk mbajnë mend shtrenjtime të këtilla. 
 
“Më mir hiç mos na pyetni, çmimet janë të larta, nuk i kam 50 vite por 83, kështu ska qenë kurr as nuk ka për të qenë. Nuk del kujt ti del unë pensionin e kam 300 euro, vet i dyti 50 euro vetëm barnat, hyn në duqan shkruan 42 den kur e paguan 80 den ku është  inspekcioni ne përpara kemi pas inspekcion”, u shpreh qytetari.
 
“Jo jo nuk mundemi vetëm për 5 ditë, së pari i paguajmë komunalet 10 mijë denar e nuk mbesin. Qeveria të gjitha premtimet që i jep nuk i realizon, jemi të brengosur ne qytetarët sepse ato që dëgjojmë në media nuk dalin në praktikë nuk e realizojnë, kjo është realiteti”, theksoi qytetari.
 
“Çmimet janë më shtrejt se më herët, por mund të gjejmë edhe diçka lirë, nëpër vetshërbime edhe më shtrejtë janë, shpresojmë në periudhën e ardhshme të ulen çmimet se vështirë e kemi”, u shpreh qytetari.
 
“Çmimet janë të shtrejta, të larta, ku do të mbërrim kështu deri sot do të marrim diçka që kemi kursyer, mandej jemi duke u lishtuar çdo ditë. Edhe tokën që e punojshim përpara tash nuk punohet se një litër naftë është bërë 150 den. Prodhimin mund ta bëjmë në fshatin ku jam unë por transportin me siguruar për ti shitur është problem”, theksoi qytetari. 
 
Tregtarët, blihen vetëm produktet e domosdoshme
 
Edhe shitësit e anketuar  nga TVM2 thonë se nuk kanë shitje të produkteve të tyre. Në kohën kur pemët dhe perimet duhet të jenë në tryezën e qytetarëve, ata nuk mund të blejnë thonë tregtarët, sipas të cilëve aktualisht po blihen vetëm gjërat më elementare.
 
“Çmimet katastrofë janë, djathi ka qenë 200 den tani është 350 den, shumë shtet të mirë kemi shumë udhëheqës të mirë kemi, kur dalin në televizor thonë se nuk do të hypin çmimet të nesërmen e kundërta është. Me 300 euro rrogë për popullin është shkatërrim. Kashkavalli me çmim të vjetër 330 den tash 450 me çmim të ri”, shprehet shitësi.
 
“Qytetarët blejnë shumë pak sepse është shtrejtë, situata nuk është aspak e mirë këtë vit krizë e madhe”, theksoi shitësi.
 
“Nuk ka shitje hiç, dobët shtrejtësi e madhe”, shprehet shitësi. 
 
“Momentalisht shitja është klatastrofë, cmimet kanë hypur e njerëzit nuk kanë para, se secili don me ble, sot është dobët se pi dje dhe sot çmimet kanë hypur më tepër”, theksoi shitësi.
Pas vendimit të qeverisë për uljen e marzhës së fitimit pritej ulje e çmimeve të produkteve bazë, por kjo nuk ka ndodhur. 
 
Edhe misnitri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi dit më pare ka deklaruar se nga kjo masë ka pasur pritshmëri më të mëdha për uljen e çmimeve, por nuk ka ndodhur. 
 
Qevria ka paralajmëruar edhe një pako të re të masave anti krizë pas miratimit të ribalancit të buxhetit që është në procedure paralamnetare.  
 
VLORA LATIFI TOPOJANI