Maqedoni
Samiti i BE- së dhe propozimi francez, Ruzhin: Paqartësi për gjuhën dhe identitetin
26.06.2022 15:29
Samiti i BE-së i përfunduar pa përgjigje konkrete për asnjë vend kandidat të Ballkanit Perëndimor...

Samiti i BE-së i përfunduar pa përgjigje konkrete për asnjë vend kandidat të Ballkanit Perëndimor, me të drejtë nuk u mirëprit nga liderët rajonal, thotë ish ambsadori Nano Ruzhin.
Përfshirja e çështjeve bilaterale mes Shkupit dhe Sofjes në propozimin francez, ishte e vetmja rrugë e BE-së për të ndihmuar palët thotë ai, por potencon se ishin disa pika që irrituan politikanët e vendit dhe nuk u pranua propozimi si i tillë.
“U krijua këto ditë një eufori e vërtetë për të ashtuquajturën propozim i Makronit, respektivisht kornizë negociuese ku problemet bilaterale mes Shkupit dhe Sofjes u bënë probleme të BE-së. Është e kuptueshme kur e dëgjojmë vetëm këtë fakt, është normale tek ne shkaktohet nervozë e caktuar. Por, kur ta mendojmë më thellësisht, BE nuk kishte rrugëdalje tjetër përveç se të shkojë në këtë mënyrë, t’i vendos këto kërkesa iracionale të Sofjen në nivel evropian dhe të shihet nëse mund të gjendet ndonjë zgjidhje. Me rëndësi është se në thelb nuk ndryshohen shumë çështje, përveç që cështja e hapjes së kushtetutës për vendosjen e bullgarëve si kusht pa të cilën nuk mund të fillojnë biseidmet dhe e dyta, BE nuk ishte e qartë për statusin e gjuhës maqedonase”, u shpreh ish ambasadori Nano Ruzhin.
Sipas ish ambasadorit Ruzhin, propozimi francez duhej të ishte më preciz dhe më i argumentuar, sidomos tek gjuha dhe identiteti maqedonas.
“Nëse këto kushte pranohen nga BE dhe për këtë mendoj nuk duhet angazhim i madh, mund të flasim për faktin se shteti ynë do t i tejkalojë problemet dhe në përgjithësi nuk do t’i pengonte që kjo kornizë të ketë karakakter multilateral të nivelit evropian”, theksoi Ruzhin.
Ruzhin apleon tek politikanët që të mos ulin impulsin dhe përkushtimin ndaj eurointegrimit, dhe ta shtyjnë RMV-në një hap para, drejt këtij procesi.
NERMIN MULAKU
