Botë
Tre të vdekur gjatë aksidentit të një autobusi në BeH
12.01.2015 11:35
Tre persona e kanë humbur jetën, ndërsa 13 të tjerë janë lënduar, kur një autobus ka qarkulluar në relacionin Sarajevë-Herceg Hovi...

Tre persona e kanë humbur jetën, ndërsa 13 të tjerë janë lënduar, kur një autobus ka qarkulluar në relacionin Sarajevë-Herceg Hovi ka dalë nga rruga në afërsi të qytetit Foça në pjesën juglindore të Bosnjë e Hercegovinës, njofton Tanjug.
Zëdhënësja e Qendrës për siguri publike nga Sarajeva Lindore, Danka Teshiq, njoftoi se aksidenti ka ndodhur mbrëmë rreth orës 23:15, duke shtuar se udhëtarët e lënduar, të cilët janë jashtë rrezikut për jetë, janë dërguar në spitalin në Foça.
"Kur do të përfundojë ekspertiza do të dimë më shumë hollësi për këtë aksident trafiku", deklaroi Teshiq.
