Maqedoni

Milloshovski: Qveria të përgjigjet për dështimin diplomatik

26.06.2022 15:52

Pas daljes në opinon të propozimit francez nuk kanë të ndalur përplasjet politike mes partis më të madhe opozitare...

Pas daljes në opinon të propozimit francez nuk kanë të ndalur përplasjet politike mes partis më të madhe opozitare maqedonaseVMRO-DPMNE-së dhe LSDM-së. Gjatë tribunës së VMRO-DPMNE-së me temë ““A do të ketë përgjegjësi nga Qeveria për shkeljen e përhershme të interesave kombëtare, pjesmarrësit thanë se është e papranueshme që pushteti ekzekutiv për propozimin frances ka negociuar në një reth të mbyllur vetëm me disa persona, pa u informuar Kuvendi dhe diplomatët profesional. 
 
Sipas tyre për shkak të papërgjegjësisë së treshes ,Kovaçevski, Osmani dhe Mariçiq, vendi është në rrug pa krye. 
 
“Përgjegjësi për një dështim të tillë diplomatik duhet të ketë,  Kovaçevski për mendimin tim, është i obliguar që procesverbalin e bisedimeve me Macron dhe Kiril Petkov ta dorëzojë në seancë të hapur ose të mbyllur të Kuvendit. Që të dimë se cili ishte kontributi i Kovaçevskit dhe Osmanit për formimin e propozimit më të keq për Maqedoninë deri më tani pas Deklaratës së Lisbonës", u shpreh deputeti i VMRO-DPMNE-së, Antonio Milloshovski.
 
Siljanovska Davkova: Do të na fusin në një tunel si në rastin e Prespës
 
Është vështir që tani të mbrohen interesat nacionale nga Qeveria. Të hutuar janë edhe përkrahësit tonë nga BE sepse nuk din si të na mbrojn kur vet si shtet nuk dim të mbrohemi, thot  Siljanovska Davkova.  
 
“Ne do të hapim kushtetutën kur të vlersojm se është e nevojshme nuk mundet të kushtëzohet, një herë bëni atë e më pas fillim të bisedimeve sepse do të na fusin në një tunel të ngjajshëm si në rastin e Prespës”, theksoi deputetja e VMRO-DPMNE-së, Gordana Siljanovska Davkova. 
 
 
LSDM: VMRO-DPMNE punon në dëm të pozitave shtetërore 
 
Nga mazhoranca thonë se qeveria e udhëhequr nga LSDM është e përkushtuar në mbrojtjen e interesave shtetërore dhe kombëtare dhe se për gjuhën ,identitetin dhe historinë nuk do ketë negociata.  Ata akuzojn opozitën maqedonase se dëmtojnë pozitat shtetërore dhe interesat kombëtare.
 
“Në kohën kur procesi i integrimit evropian të vendit është duke u zgjidhur, Mickoski dhe VMRO-DPMNE kanë shtuar lajmet e rreme dhe veprimet destruktive. Mickoski dhe VMRO-DPMNE gënjyen paturpësisht se do të fshihet gjuha maqedonase, se populli do të asimilohet dhe shteti do të bullgarizohet, Mickoski dhe VMRO-DPMNE duhet të tregojnë përgjegjësi dhe të mos punojnë për interesat e të tjerëve”, u shpreh zëdhënësi i LSDM-së, Darko Kaevski.
 
LSDM kërkon që Mickoski dhe VMRO-DPMNE t'u kërkojnë falje qytetarëve, e pastaj të ndalojnë veprimet e dëmshme për interesa shtetërore dhe kombëtare. Ndërkohë ditë më parë nga qeveria theksuan se në momentin që do të merret një dokument zyrtarë sa i përket propozimit francez i njëjti do tu dërgohet institucioneve përkatëse për shqyrtim.
 
SANIJE DURAKU