Maqedoni

MPB dhe KRSKRR:“Mbaj helmetë, vozitni me siguri!” Ul ndjeshëm numrin e viktimave në rrugë

26.06.2022 16:15

Këshilli Republikan për Siguri në Komunikacionin Rrugor në bashkëpunim me MPB-në...

Këshilli Republikan për Siguri në Komunikacionin Rrugor në bashkëpunim me MPB-në dhe Fakultetin e Sigurisë në Shkup e realizojnë fushatën për çiklistët, motoçiklistët dhe vozitësit e skuterëve elektrikë sepse në këtë periudhë kohore është rritur numri i pjesëmarrësve në trafik si çiklistë, motoçiklistë dhe vozitës të skuterëve elektrik.
 
Qëllimi i kësaj fushate është që këto automjete të jenë të shënuara siç duhet, që drejtuesit të respektojnë rregullat dhe të mbajnë kaskë mbrojtëse, ndërsa drejtuesit e skuterëve elektrikë duhet të mbajnë jelek reflektues që nga fillimi i muzgut deri në agim. 
 
“Çdo ditë jemi dëshmitarë kur këta shoferë mbajnë kaskën në dorë dhe jo në kokë. Prandaj, apeloj për kujdes dhe përgjegjësi më të madhe, si dhe për vendosje të detyrueshme të helmetës mbrojtëse në kokë sepse është një nga faktorët për mbrojtjen e drejtuesve të këtyre mjeteve”, u shpreh kryetarja e këshillit Republikan për Siguri në Komunikacionin Rrugor, Gordana Kozuvarovska.
 
Zëvendësministri për marrëdhënie me publikun në MPB Toni Angelovski tha se veprimet e tilla parandaluese ndikojnë drejtpërdrejt në ngritjen e nivelit të kulturës së komunikacionit dhe në këtë mënyrë zvogëlojnë numrin e viktimave në komunikacion.
 
“Kemi shembuj të shumtë kur në një aksident trafiku motoçiklisti mbijetoi sepse mbante helmetë. Kjo është arsyeja pse ju bëjmë thirrje edhe një herë të mbani një helmetë, sepse në këtë mënyrë mbroni jetën tuaj. Vazhdojmë si MPB në koordinim me Këshillin Republikan për Siguri në Trafik me veprime parandaluese por edhe me veprime repressive.  Për ata qytetarë që nuk mund të kuptojnë mesazhet parandaluese për ta pasojnë veprimet represive”, theksoi zëvendësministri për marrëdhënie me publikun në MPB Toni Angelovski. 
 
Angellovski theksoi se edhe në periudhën e ardhshme dhe në verë do të vazhdojnë me një sërë veprimesh të tilla sepse japin rezultate pasi në 4 muajt e parë të vitit ka 26 viktima, që është 14 më pak se vitin e kaluar.
 
SEDAT SELIMI