Botë

Fillon samiti G7-ës në Gjermani, Biden: Së bashku kundër agresionit rus në Ukrainë

26.06.2022 18:33

Në Gjermani, në pushimoren e maleve të Bavarisë filloi samite i G7...

Tema kryesore është lufta në Ukrainë dhe çmimi i naftës. Presidenti i SHBa-së Xho Bajden zhvilloi një takim dypalësh me mikpritësin e samitit, kancelarin gjerman Olab Scholz, për ta falënderuar për udhëheqjen e tij në përgjigjen ndaj krizës në Ukrainë.
 
“Ka shumë për të bërë, por dua t'ju komplimentoj për faktin që u bëtë më i fortë kur u bëre kancelar dhe se po ecën në të njëjtin drejtim, dhe në të njëjtën kohë ju keni një ndikim të madh në pjesën tjetër të Evropës, për sa i përket hapave të ndërmarra drejt Ukrainës. Ju jeni një nga aleatët tanë më të ngushtë në botë, ne duhet të sigurohemi që ta kemi këtë, të qëndrojmë të gjithë bashkë. Ne do të vazhdojmë të punojmë për sfidat ekonomike me të cilat përballemi, do ta kalojmë këtë dhe do të jemi më të fortë”, u shpreh presidenti i ShBA-së, Xho Bajden.
 
Sholc: Ia dolëm të qëndrojmë bashkë, Putini se priste
 
Kancelari  gjermane vetëm konfirmoi se ata mbeten në të njëjtën linjë dhe se do të vazhdojnë me të njëjtin ritëm.
 
“Është një mesazh i mirë që ne të gjithë ia dolëm të qëndronim të bashkuar, gjë që Putini padyshim nuk e priste kurrë”, theksoi kancelari gjerman Olaf Sholc.
 
Lufta bashkoi gjithashtu ish-kundërshtarët e zemëruar Makron dhe Xhohnson. Kryeministri amerikan donte që Londra të luante një rol më të përshtatshëm në Evropë. Ari rus është objektivi i ri i G7 për rritjen e presionit ndaj Rusisë.
 
Përpara samitit, zyrtarët amerikanë dhe britanikë thanë se vendet anëtare do të vendosin një ndalim për blerjen e metalit të çmuar si një goditje tjetër për pasurinë e elitës ruse që financon luftën në Ukrainë. Samiti i G7 është i pari nga dy samitet kryesore të kësaj jave përshkak rritjes së emergjencave globale, me luftën e Putinit dhe krizat e lidhura me ushqimin dhe karburanteve.
 
Pas takimit të G7, liderët e NATO-s do të mblidhen për një samit në Madrid më 28 dhe 30 qershor.
 
SEDAT SELIMI