Botë
Vetvritet inspektori i hetimeve të masakrës në "Sharlie Ebdo"
12.01.2015 11:51
Inspektori i hetimeve të masakrës në revistën satirike “Sharlie Ebdo”, Fred Erlik, ka kryer vetvrasje në zyren e tij...

Ngjarja ka ndodhur vetëm pak minuta pasi Fred është takuar me familjen e njërit prej viktimave.
Karriera e tij në polici ka filluar në vitin 1997 në Versajë, ndërsa më vonë është kthyer në Limoges, duke shërbyer si zëvendës drejtor i policisë rajonale, që nga viti 2002.
Sipas mediave franceze, është bërë e ditur se 45-vjeçari vuante prej kohësh nga një gjendje depresive.
Kjo ngjarje ka tronditur zyrtarët e policisë, të cilët kanë pohuar se nuk e prisnin një gjë të tillë./mia
