Botë

Franca ka mobilizuar 10.000 ushtarë për sigurimin e vendit nga sulmet terroriste

12.01.2015 12:21

Franca deri nesër në mbrëmje do të sistemojë 10 mijë ushtarë që ta garantojë sigurinë e vendeve më të rëndësishme dhe objekteve në vend pas aktit terrorist...

Franca deri nesër në mbrëmje do të sistemojë 10 mijë ushtarë që ta garantojë sigurinë e vendeve më të rëndësishme dhe objekteve në vend pas aktit terrorist, kumtoi ministri i Mbrojtjes Zhan-Iv Le Drian pas këshillimit të sigurisë në Pallatin e Eliseut, me të cilët ka udhëhequr presidenti Fransoa Olland.
 
"Përfshirja e ushtrisë vjen pas urdhërit të presidentit Olland", deklaroi Le Drian, i cili nënvizoi se bëhet fjalë për "një operacion të vërtetë të brendshëm" dhe se forcat e armatosura franceze për herë të parë mobilizohen në territorin francez.
 
Mobilizimi filloi herët në mëngjes.
 
Prej sot janë angazhuar mbi 5.000 policë dhe xhandarë shtesë në mbrojtjen e 717 shkollave hebraike dhe objekteve religjioze, kumtoi Qeveria.
 
"Udhëheqësia e shtetit duhet të bëjë gjithçka që është e domosdoshme për garantimin e sigurisë së vendit. Në një të ardhme më të afërt duhet të përpunojmë masa plotësuese për luftë me ekstremistët", shënoi kryeministri francez Valls.
 
Ai shtoi se Parlamenti, me siguri do ta miratojë formimin e "komisionit hetues" në lidhje me aktet terroriste që ishin bërë në vend./mia