Botë

Panik në Pride Parade në Manhattan dhe San Francisco, manifestuesit ngatërrojnë fishekzjarrët me armë

27.06.2022 13:02

Për pak u kthyen në tragjedi dy Paradat e Krenarisë në Mahattan dhe San Francisco...

Për pak u kthyen në tragjedi dy Paradat e Krenarisë në Mahattan dhe San Francisco, pasi pjesëmarrit u terrorizuan nga zhurmat e fishekzjarrëve.
 
Të ndikuar dhe nga sulmet e fundit me armë në qytete të ndryshme të Amerikës, pjesëmarrësit në këto parada nisën të vrapojnë duke shkelur mbi njëri-tjetrin, pasi ngatërruan zhurmën e disa fishekzjarrëve me të shtëna.
 
Shefi i departamentit të policisë në Nju-Jork, Jeffrey Maddrey reagoi menjëherë duke thënë se nuk ka asgjë për t’u shqetësuar pasi nuk pati asnjë të shtënë gjatë manifestimit, por vetëm zhurma mjetesh piroteknike.