Ekonomi

KRRE: Ulet çmimi i derivateve të naftës

27.06.2022 13:27

Komisioni Rregullator i Energjetikës në mbledhjen e sotme vendosi për uljen e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës....

Komisioni Rregullator i Energjetikës në mbledhjen e sotme vendosi për uljen e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës.
 
Sipas këtij vendimi çmimet e shitjes me pakicë të benzinës ЕUROSUPER BS-95 dhe EURODIZELIT (D-E V), ulen për 1,00 den/litër, ndërsa çmimi i shitjes me pakicë i ЕUROSUPER BS-98 ulet për 0,50 denarë/litër.
 
Çmimi i Vajit Ekstra të Lehtë për Amvisëri nuk ndryshon. Çmimi i shitjes me pakicë i Мazutit М-1 SU ulet për 0,986 denarë kilogrami. 
 
Ulja e çmimit të derivative do të hyjë në fuqi nga mesnata dhe çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:
Benzinë motori EUROSUPER BS - 95 109,00 (denarë/litër)
Benzinë motori EUROSUPER BS - 98 111,50 (denarë/litër)
Naftë motori EURODIZEL BS (D-E V) 109,00 (denarë/litër)
Vaj për Djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL-1) 107,00 (denarë/litër)
Mazut М-1 SU 53,305 (denarë/kilogram)