Botë

Ukrainë, Rusia vazhdon sulmet, raketohet edhe Kievi

27.06.2022 14:00

Rusia ka vazhduar raketimin e Kievit ku është goditur një ndërtesë banimi, ndërsa beteja për rajonin e Dombasit vazhdon...

Rusia ka vazhduar raketimin e Kievit ku është goditur një ndërtesë banimi, ndërsa beteja për rajonin e Dombasit vazhdon. Është shënuar edhe një urë mbi lumin Dnjepër, derisa është raketuar edhe Harkovi. Poashtu shërbimi për gjendje të jashtëzakonshme në Krime ka njoftuar se është djegur një platformë ruse e naftës. Qytetarët e rajoneve të luftës janë të tmerruar me atë që po përballen.
 
“Armiku përsësi e sulmoi Kievin, të gjitha granatimet ishin nëpër vendbanime.”, tha një qytetar.
 
“Kam 91 vjet, si të duroj kur shoh se si i vrasin fëmijët që i kamë mësuar me vite.”, u shprej një qytetar. 
 
Presidenti ukrainas Volodymiyr Zelensky e ka akuzuar prsidentin rus se po demonstron forcë ndaj perëndimit. Ndërsa ka thënë se ukraina po raketohet edhe nga teritori i Bjellorusisë ku janë të vendosur njësite ushtarake ruse. 
 
“Do të doja tu drejtohesha qytetarëve të Bellorusisë, edhe civilëve edhe personave të uniformaur. Ju po ju përfshijnë në luftë. Edhe më aktivisht se në shkurt dhe muajt e pranverës. Kremlini po vendos për ju. Jetët tuaja nuk ju paraqesin asgjë.”, tha presidenti i Ukrainës, Volodymiyr Zelensky.
 
Presidenti Zelenskyy, në adresimin e tij para liderëve të G7 në Berlin, njëherit nëpërmjet video lidhjes ka theksuar se dëshiron që lufta me Rusinë të përfundojë para fillimit të dimrit. Ai iu bëri thirrje liderëve perëndimorë që të bëjnë “maksimumin për t’i dhënë fund luftës deri në fund të vitit”. Zelensky poashtu kërkoi ndihmë për rindërtim, sistem për mbrojtje kundërajrore dhe ndihmë për eksportim të grurit.
 
Udhëheqësit e G7-ës i kanë kërkuar nga Rusia që të lejojë kalimin e ushqimit nga Ukraina. 
 
“Ne i bëjmë thirrje urgjentisht Rusisë që të ndalojë, pa kushte, sulmet e saj në infrastrukturën bujqësore dhe të transportit dhe të mundësojë kalimin e lirë të anijeve bujqësore nga portet ukrainase në Detin e Zi.”, thanë liderët në një deklaratë të përbashkët. 
 
Nga ana tjetër presidenti rus Putin dhe ai Bjellorus Llukashenko janë dakorduar për sistem Iskander M. Preisidenti rus njëherit në përpjekje për të gjetur aleat ka paralajmëruar se së shpejti do tëvizitojë Taxhikistanin dhe Turkmenistanin. 
 
GYLTENE SINANI