Botë
Kryeministri Vuçiq viziton Kosovën
12.01.2015 12:27
Kryeministri i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, pritet të qëndrojë sot deri më 14 janar në Kosovë për festat e fillimvitit të komunitetit ortodoks...

Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës ka bërë të ditur se Qeveria serbe tani duhet të marrë leje për çdo vizitë nga Qeveria e Kosovës nëpërmjet zyrave ndërlidhëse, pa sqaruar nëse i ka lejuar një gjë të tillë.
Përkundër interesimit të mediave kosovare për të ditur më shumë rreth lejes për qëndrim në Kosovë të kryeministrit serb, Aleksandër Vuçiq, Zyra për Informim e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës nuk ka sqaruar përmbajtjen e kërkesës të palës serbe dhe as vendimin për lejeqëndrim, duke sqaruar vetëm arsyet e vizitës.
“Qeveria serbe tani duhet të marrë leje për çdo vizitë nga Qeveria e Kosovës nëpërmjet zyrave ndërlidhëse. Vizitat e fundit kanë të bëjnë me festat e fillimvitit të komunitetit ortodoks”- është përgjigjja e Zyrës për Informim të Ministrisë.
Një vit më parë, ish-kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiq, aktualisht ministër i Punëve të Jashtme në Qeverinë e Serbisë, pati qëndruar në Kosovë me leje nga organet shtetërore të Kosovës.
