Maqedoni
Vende të lira në sh.m profesionale, shkolla e ndërtimtarisë ofron bursa për nxënës
27.06.2022 15:17
Në prag të afatit të tretë të regjistrimit në shkolla të mesme, shkollat e mesme profesionale ende disponojnë me vende të lira...

Në prag të afatit të tretë të regjistrimit në shkolla të mesme, shkollat e mesme profesionale ende disponojnë me vende të lira. TVM2 qëndroi në shkollën e mesme profesionale të ndërtimtarisë Zdravko Cvetkovski, nga ku mësuam se ka vende të lira në drejtimet ndërtimtari dhe gjeodezi, drejtime deficitare dhe shum të kërkuara në tregun e punës. Nxënësit që do të regjistrohen në këto dy drejtime, pa marrë parasysh suksesin do të përfitojnë edhe bursë në vlerë prej 3500 denarë nga MASH.
“Në afatin e tretë nxënësve do të ju kisha sugjeru të regjistrohen në drejtimet ndërtimtari dhe gjeodezi, sepse janë drejtime deficitare dhe kanë punë pas përfundimit të shkollës së mesme në kompani të ndryshme, gjithashtu një stimul është edhe bursa që jipet nga MASH.”, tha Arlinda Osmani, Profesoreshë.
“Drejtime më atraktive kanë drejtimi i arkitekturës, gjeodezisë, ndërtimatrisë me të cilat nxënësit munden më lehtë të kyqen në tregun e punës dhe të punojnë në zyra të ndryshme proektuese gjeodezike e kështu me rradhë.”, Muhamet Zenuni, profesor.
Të martën përfundon afati i tretë i regjisitrimit në shkolla të mesme, nxënësit që do ti nënshtrohen provimit përmirësues do të mund të regjistrohen në shkollat e mesme ku ka vende të lira më 23 gusht.
FLUTURA LATIFI TOPOJANI
