Maqedoni
Vazhdon protesta e LSM-së, sindikalistët bllokojnë rrugët e kryeqendrës
27.06.2022 15:29
Lidhja e Sindikatave vazhdon protestën me isnsistimin për rritjen e pagave...

Lidhja e Sindikatave vazhdon protestën me isnsistimin për rritjen e pagave. Të punësuarit në sektorin publik kanë shtuar presionin ndaj autoriteteve që të pranojnë kërkesat e tyre, duke bllokuar rrugët e kryeqendrës. Administratorët në të gjitha qytetet e tjera të vendit, vijojnë grevat në vendet e punës, me përjashtim të 10 përqindëshit që kryejnë aktivitete urgjente dhe të nevojshme. Kryetari i LSM-së Darko Dimovski tha se rritja e çmimit të rrymës, derivative dhe produkteve të tjera, e ka bërë të papërballueshme jetën, prandaj duhet paralelisht të rriten edhe pagat.
“Jemi mbledhur në hyrje në qytetit të Shkupit në shenjë revolte dhe për të mbështetur kolegët tanë të punësuar që kanë hyrë në grevë në kohën e orarit të punës. Dua tu themi qartë Pushtetit Lokal dhe atij Qëndrorë se jemi të gatshëm të shkojmë deri në fund. Kjo do te thotë, menjëherë rritje të pagës për 2806 denarë prej 1 korrikut, kthimin e menjëhershëm të të drejtës së humbur të pagës K15 ose regresit. Ju apeloj që të na merrni seriozisht, sepse ne do të qëndrojmë çdo ditë në rrugë, nëse nuk përmbushen kërkesat tona. Nuk mund të na servoni rritje të çmimit të rrymës dhe të na tregoni se duhet të kemi metodologji të re për pagat.”, tha kryetari i LSM-së, Darko Diomovski.
LSM paralajmëroi se ditëve në vijim do të protestojnë përpara Ministris së Punës dhe Politikës Sociale, përpara Komisionit për Financa dhe Buxhet, duke kërkuar përgjegjësi nga siç i quajtën ata “deputetet e papërgjegjëshëm” të cilët votuan kundër amandamentit të LSM-së.
LSM hyri në grevë të përgjithshme pasi kërkesa për rritjen e pagave në sektorin publik prej 2806 denarësh, nuk mori dritë jeshile nga Komisioni Kuvendorë për Financa dhe Buxhet si dhe nga Qeveria.
FARIJE DAUTI BAKIU
