Maqedoni
Varheji: RMV mund ti nisin bisedime brenda disa ditësh
27.06.2022 15:42
Kjo është java e fundit e presidencës franceze me Bashkimin Evropian, por akoma ka optimizëm....

Kjo është java e fundit e presidencës franceze me Bashkimin Evropian, por akoma ka optimizëm se do të mund të tejkalohen dallimet mes Shkupit dhe Sofjes nën kornizat e propozimit francez. Nga Komisioni Evropian shpresojnë se konferenca e parë ndërqeveritare me RMV-në dhe Shqipërinë mund të mbahet për disa ditë.
“Shkupi dhe Tirana kanë bërë gjithçka çka ju është kërkuar. Tani BE duhet t’a bëjë punën e vet. Kemi zgjidhje në tryezë që është miratuar nga parlamenti bullgar. Të gjitha pengesat janë tejkaluar.”,- ka thënë për agjensinë shtetërore të lajmeve MIA, eurokomesari Oliver Varheji.
Në situatë kur Sofja tashmë pranoi propozimin e Makronit për t’i dhënë fund dallimeve dypalëshe, Shkupi zyrtar pret nga Franca që ta përshtat propozimin me çështjet senzitive, siç janë: gjuha maqedonase dhe historia si dhe kushti që bisedimet me BE-në të fillojnë pasi paraprakisht të bëhen ndryshimet kushtetuese për përfshirjen u bullgarëve në aktin juridik më të lartë shtetëror.
Shprehja “maqedonas verior” nga Makroni, Osmani: Gabim pa qëllim, siguron kabineti i tij
Ministri Bujar Osmani vazhdon me diplomacinë dhe komunikimet për t’u qartësuar me qytetarët rreth situatës aktuale. Ai qetëson opinionin lidhur me shprehjen “maqedonas verior” nga ana e kryeministrit francez Makron. Në një bisedë telefonike të tij me me kabinetin e Makronit, ministrit Osmani i është siguruar se shprehja e atillë e presidentit ka qenë vetmë një gabim i paqëllimshëm, duke theksuar se Franca në tërësi respekton emrin kushtetues të vendit.
“Është konfirmuar qëndrimi zyrtar i Francës për respektimin e plotë të emrit zyrtar të vendit, shtetas të Maqedonisë së Veriu, si dhe mbiemrat përkatëse, në mënyrë siç janë definuar dhe pranuar në OKB, konform Marrëveshjes së Prespës.”, – thuhet në komunikatën e MPJ-së.
Ndërkohë diplomatët bullgar pohojnë se situata e re politike e krijuar në Bullgari si dhe heqja e veto-s bullgare për RMV-në, nuk është bërë nën ndikimin amerikan. Ambasadori i ri bullgar në SHBA, Georgi Panajotov për televizionin bullgar ka thënë se shteti amerikan nuk ka ushtruar presion lidhur me vendimin që e solli parlamenti bullgar javën e kaluar por ka shtuar se mbyllja e problemeve mes Shkupit dhe Sofjes shkon në dobi të SHBA-ve.
NERMIN MULAKI FEJZULLAHU
