Maqedoni
4 bllok-tarifat për rrymën e shtrenjt, KRRE përcaktoi pragun e kilovat orëve
27.06.2022 15:55
Bllok tarifa e parë deri më 210 kilovat orë, tarifa e dytë prej 211 deri më 630, tarifa e tretë prej 631 deri më 1.050...

Bllok tarifa e parë deri më 210 kilovat orë, tarifa e dytë prej 211 deri më 630, tarifa e tretë prej 631 deri më 1.050 dhe tarifa e katërt mbi 1.051 kilovat orë. Ky është pragu përfundimtar i katër bllok tarifave të reja me të cilën nga muaj i ardhshëm do të përllogaritet energjia elektrike në vend. KRRE zgjeroi pragun e bllok tarifave pas reagimit të opinionit ku në tre tarifat e para do të përfshihen një numër më i madh i amvisrtive të cilët do të paguajnë rrymën më lirë se sa tani, ose nuk do të ndjejnë rrtjen e rrymës pas vendimit të ri për rritjen e çmimit të rrymës, thonë rregullatorët.
“Gjatë stinës së dimrit rreth 98,8% prej amvisrive do të jenë të përfshira deri në bllok tarifën e tretë, ndërsa rreth 9.000 amvisri do të përfshihen në bllok tarifën e katërt, prej të cilave vetëm 5.400 prej tyre në bazë të çmimit aktual të rrymës, do të kenë fatura të larta prej 01 deri më 70% më shumë në bazë të çmimit.”, tha Rubin Taleski, profesor universiteti.
“Të jem i sinqert blloku i tretë i rrymës deri më 1.050 kilovat orë parqet realisht komoditet të madh, madje edhe amvisri të cilët ngrohen me koftore nëpër banesa prej 100 metra katëror harxhojnë më pak se 1050 orë kilovat në muaj, ndërsa nëse dikush dëshironë të ngroh 600 metra katëror kuptohet se do të paguaj rrymën me çmimine të ngjashëm me të cilët blehet rryma në tregun energjetik.”, tha Marko Beslimovski, kryetar i KRRE–së.
Çmimi i bllok tarifave me gjithë përllogaritjen e secilit bllok për sa % ulje dhe ngritje do të dihet të mërkurën, ndërsa ajo që dihet është se përllogaritja e faturave do të bëhet fazë-fazë duke i ndarë kilovate orët e harxhuara në grupe dhe duke i tarifuar të njëjtat.
“Çmimi i bllok tarifave planifikojmë ti publikojmë të mërkurën dhe poashtu do të publikojmë se për sa % parashikohet të rritet çmimi i energjisë elektrike. Atë që përcaktuan për bllokun e katërt mbetet e njëjtë, ndërsa do të kihet parasysh që konsumtatorët e tre bllok tarifave të para të mund ti paguajnë faturat e tyre me një çmimit të volitshëm.”, tha Beslimovski.
Faturimi i energjisë elektrike me bllok tarifa implementohet për herë të parë tek ne. Ndërsa ky model tanimë implementohet pothuajse në shumë vende të rajonit. Me këtë risi tani, EVN është e detyruar që leximi i orëmatësve të bëjë për çdo 30 ditë sepse vetëm në këtë mënyrë do të mund të bëhet përllogaritja e saktë e rrymës së harxhuar e cila do të jetë fitimprurëse dhe për ta, thanë rregullatorët.
REXHEP QAMILI
