Botë
Stoltenberg: NATO do të rris numrin e forcave në gatishmëri
27.06.2022 16:49
NATO synon të rrisë ndjeshëm numrin e forcave në gatishmëri të lartë...

NATO synon të rrisë ndjeshëm numrin e forcave në gatishmëri të lartë, në mbi 300 mijë trupa nga 40 mijë që ka aktualisht, paralajmëron Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg në Madrid përpara samitit të aleancës. Kjo është pjesë e rishikimit më të madh të mbrojtjes së aleancës që nga koha e Luftës së Ftohtë.
“Do të transformojmë forcën e reagimit të NATO-s dhe do të rrisim numrin e forcave tona të gatishmërisë së lartë në mbi 300,000 trupa.”, tha sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg.
Stoltenberg: Rusia përbën kërcnim për sigurinë
Stoltenberg konfirmoi gjithashtu se aleatët do të zgjerojnë dislokimet e trupave në vendet e NATO-s që janë më afër Rusisë, e cila në planin strategjik të vitit 2010 ishte definuar si partner strategjik, e që në planin e ri Rusia pritet të definohet si kërcnim direct për sigurinë.
“Unë pres që aleatët të deklarojnë qartë se Rusia përbën një kërcënim të drejtpërdrejtë për sigurinë tonë, për vlerat tona, për rendin ndërkombëtar të bazuar në rregulla.”, tha Stoltenberg.
Për here të parë në planin strategjik do të përmendet edhe Kina, ku do të theksohen sfidat nga ky vend për vendet anëtare. Stoltenberg njëherit theksoi se po punohet për anëtarësimin e Finlandës dhe Suedisë për anëtarësim në NATO, për çka duhet të pajtoeht edhe Turqia.
VLORA LATIFI TOPOJANI
