Maqedoni

Miratohen ndryshimet në ligjin për tregti, lejohet të punohet të dielen në zonat turistike

27.06.2022 17:57

Kuvendi republikan e miratoi ndryshimet në Ligjin për Tregti me të cilin u mundësohet të punojnë të dielave...

Kuvendi republikan e miratoi ndryshimet në Ligjin për Tregti me të cilin u mundësohet të punojnë të dielave dhe festave shtetëroret dhe shitësit me pakicë dhe shumicë në zonat turistike, të përcaktuara me Ligjin për Turizëm. Poashtu u lejohet të punojnë edhe shitoret doganore në aeroportet ndërkombëtare.
 
Ndërkohë ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, ka thënë se ndryshimet në Ligjin për tregtinë pritet të stimulojnë edhe më tej aktivitetin ekonomik në vend, veçanërisht në destinacionet turistike.
 
“Duke marrë parasysh të dhënat që i kemi nga Enti Shtetëror për Statistikë për rritjen e numrit të turistëve që nga fillimi i vitit dhe pritshmëritë në përputhje me rezervimet tashmë të bëra për turistët e huaj që do të vizitojnë Maqedoninë e Veriut këtë sezon turistik, veçanërisht Ohrin dhe Strugën, në përputhje me ndryshimet ligjore presim rritje të aktivitetit turistik në mbarë vendin. Ndryshimet në Ligjin për Tregtinë u miratuan përmes një dialogu të përbashkët në një proces gjithëpërfshirës me të gjitha palët e interesuara, veçanërisht në sektorin e turizmit. Punëtorët në Qendrat Tregtare që punojnë të dielave dhe festave do të marrin mëditje 100 për qind më të lartë.”, ka thënë ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi.