Botë

Ukrainë, 10 të vrarë dhe 40 të plagosur nga sulmi rus me raketa në qendrën tregtare

27.06.2022 18:58

Një sulm me raketë ruse goditi një qendër tregtare të mbushur me njerëz në qytetin qendror...

Një sulm me raketë ruse goditi një qendër tregtare të mbushur me njerëz në qytetin qendror të Ukrainës Kremenchuk të hënën, duke vrarë të paktën 10 persona dhe duke plagosur 40, thanë zyrtarë të lartë ukrainas.

Kirill Tymoshenko, nënkryetari i zyrës së Presidentit Volodymyr Zelenskyt, tha se nëntë nga të plagosurit po trajtoheshin në gjendje kritike.
 
Raketat ruse goditën një qendër tregtare në qytetin qendror të Ukrainës, Kremenchuk, ndërsa më shumë se 1,000 njerëz ishin brenda, tha Zelensky më herët, duke thënë se një zjarr po shpërthente.
 
“Është e pamundur të imagjinohet numri i viktimave”, tha ai, pa dhënë detaje.
 
“Është e kotë të shpresosh për mirësjellje dhe humanizëm nga Rusia”, shkroi Zelensky në Telegram.
 
Kryetari i bashkisë së qytetit Vitaly Meletsky në një postim në Facebook theksoi se një sulm me raketa ruse goditi një vend "plot me njerëz", duke shkaktuar vdekje dhe lëndime.
 
Ai ka shtuar se ka qenë në vendin e ngjarjes, pa përmendur numrin e viktimave.
 
Guvernatori i rajonit të Poltava, ku bën pjesë Kremenchuk, Dmitry Lunin, theksoi se forcat ruse goditën një ndërtesë në një sulm në qytet.
 
 “Fatkeqësisht, ka viktima. Më shumë detaje më vonë," tha Lunin.