Maqedoni

Tensionohet situata në Komisionin për Çështje Europiane, partitë akuzojnë njëra tjetrën

27.06.2022 19:56

Votimi për rendin e ditës në seancën e 39-të të Komisionit për Çështje Europiane,

Votimi për rendin e ditës në seancën e 39-të të Komisionit për Çështje Europiane, ku duhej të debatohej rreth ndryshimeve në Ligjin për Gjyqtarët, që u mundëson kohëzgjatjen e kohës së punës pë rata gjykatës që  plotësojnë kushtet e pensionimit, eskaloi në një situatë tepër të tensionuar mes kreut të KPÇE-së Arbër Ademit dhe anëtarëve  të këtij komisioni nga radhët e opozitës.
 
Ademi kërkoi që të votohet rendi i ditës, e ky ishte edh momenti kur deputeti i ASH-së Halil Snopçe kërkoi fjalën e doli në foltore, e në të njejtin moment, deputeti i VMRO-DPMNE–së Antonio Milloshevski tentoi të ndërpresë votimin duke ndaluar mikrofonin Ademit e ky i fundit u kundërpëgjigj verbalisht me tone të larta e duke gjuajtur edhe me mjete rrethanore.
 
VMRO-DPMNE e ka vlerësuar si dhunë incidentin.
 
“Ish-ministri i arsimit nga BDI dhe LSDM-ja në fizikisht në mënyrë jo-arsimore përleshet fizikisht me kolegët deputet, demostroi dhunë.”, vlerësojnë nga VMRO-DPMNE.
 
Me qëndrim ndryshe nga LSDM.
 
“Gjithmonë kur në rend ditë në Kuvend është tema e drejtësisë, VMRO-DPMNE është nervoze, destruktive, shkakton tensione, ndërsa sot tentoi edhe të provokojë edhe fizikisht.”, reagojnë nga LSDM-ja.