Botë
Tornado në Holandë: Një i vdekur dhe 10 të plagosur
27.06.2022 20:30
Një tornado ka vrarë një person dhe ka plagosur 10 të tjerë në një qytet bregdetar...

Një tornado ka vrarë një person dhe ka plagosur 10 të tjerë në një qytet bregdetar në jugperëndim të Holandës ditën e sotme (27 qershor).
Stuhia shkaktoi dëmtime në qytetin bregdetar Zierikzee pas mesditës, duke rrëzuar çatitë nga të paktën katër shtëpi dhe duke shkaktuar shembjen e pjesës së përparme të njërës shtëpi.
Vendasit e krahasuan pamjen e tmerrshme me një 'zonë lufte'.
Pjesët e çatisë u panë duke u flakur tutje, duke shkatërruar shtëpi, makina dhe gjithçka tjetër.
