Botë

Shpërthime vetëvrasëse në Tripoli

12.01.2015 12:32

Në Tripoli të Libanit janë kryer dy shpërthime vetëvrasëse, me ç’rast të paktën 9 persona kanë humbur jetën dhe mbi 30 janë plagosur...

Ushtria ka bërë të ditur se një sulmues vetëvrasës ka shpërthyer eksplozivët në një kafene, në një lagje të banuar me shumicë alavite.
 
Sipas zyrtarëve ushtarak, sulmi i dytë ka ndodhur jashtë kafenesë vetëm disa minuta pas të parit. 
 
Dega e “Al Kaedës” në Siri, Fronti “Al Nusra”, ka marrë përgjegjësinë për sulmet. “Al Nusra” ka thënë se sulmuesit vetëvrasës kanë qenë shtetas libanezë, të trajnuar në Siri. 
 
Luftimet midis shumicës sunite në Tripoli dhe pakicës alavite, që mbështesin presidentin e Sirisë, Bashar al-Assad, viteve të fundit kanë shkaktuar shumë viktima.