Maqedoni

LSDM, reagim për incidentin në kuvend

28.06.2022 11:48

Pas incidentit në komisionin për çështje Evropiane kanë reaguar edhe nga LSDM...

Pas incidentit në komisionin për çështje Evropiane kanë reaguar edhe nga LSDM nga e cila thot se VMRO-DPMNE po krijon tensione në Kuvend, me shpresë se do të shpëtojnë nga përgjegjësia për krimin, nuk do të ndodhë, të gjithë do të përgjigjen. 
 
Sa herë që tema e drejtësisë është në rend dite në Kuvend, VMRO-DPMNE është nervoze, destruktive, krijon tensione dhe sot ka tentuar të provokojë edhe konfrontim fizik.
 
Kjo sepse VMRO-DPMNE mbron ashpër kriminelët e regjimit dhe është gjithmonë kundër funksionimit të sistemit gjyqësor. Problemin me mungesën e gjyqtarëve VMRO-DPMNE nuk dëshiron ta zgjidhë vetëm për të ulur efikasitetin e sistemit gjyqësor dhe me shpresën se do të thotë ngadalësimi i rasteve që çojnë direkt në pallatin e bardhë.
 
Prandaj VMRO-DPMNE po mundohet shumë që ta bllokojë Komisionin Parlamentar, e jo t’ua zgjasë mandatin gjyqtarëve dhe në këtë mënyrë t’i ngadalësojë rastet gjyqësore. Antonio Milloshoski, për të cilin tashmë ka disa raste, është iniciatori kryesor i tensioneve në Kuvend, ndoshta sepse është i prekur personalisht.
 
Nëse VMRO-DPMNE-së nuk e kishte të qartë deri më tani, duhet t’i bëhet e qartë, drejtësisë nuk do t’i shpëtojë askush. Tensionet po rriten, kush ka shkelur ligjin do të mbajë përgjegjësi, thuhet në reagimin e LSDM-së.