Maqedoni
VMRO-DPMNE, reagim për incidentin në komision
28.06.2022 12:07
VMRO ka akuzuar deputetin Arbër Ademi për sjellje të dhunshme dhe ofendime në Komisionin për çështje evropjane...

VMRO ka akuzuar deputetin Arbër Ademi për sjellje të dhunshme dhe ofendime në Komisionin për çështje evropjane.
Nga kjo parti theksojnë se „qytetarët ishin dëshmitarë të fytyrës së vërtetë të BDI-së dhe LSDM-së se si fizikisht sulmuan kolegët e tyre duke hedhur gota ndaj tyre. Në vend që LSDM ta dënoj një sjellje të tillë të dhunshme të Arbër Ademit po embronë dhunën dhe këtë sjellje skandaloze.
LSDM dhe BDI sot në kuvend demonstruan force dhe shkaktuan incident që të defokusohet opinioni nga ajo që po e realizojnë sot fshehurazi. Pushteti I pa aftë dëshiron ta defokusojë opinionin nga bisedimet e fshehta që po zhvillohen sot në Sofje të Dimitar Kovaçevskit, Bujar Osmanit dhe Bojan Mariçiq.
Skenarë të këtillë të errët nuk do të ju kalojnë. Është tepruar, thonë nga VMRO-DPMNE, sipas të cilës në vend të Evropës Maqedonia u bë perëndim i egër, me kaubojt e pushtetit, thonë nga VMRO.
