Botë

Vijojnë sulmet: Rusët godasin shkollën në Kharkiv, 5 të vrarë dhe 26 të plagosur

28.06.2022 12:26

Pesë persona janë vrarë dhe 22 janë plagosur në një sulm rus në një ndërtesë apartamentesh dhe një shkollë fillore...

Pesë persona janë vrarë dhe 22 janë plagosur në një sulm rus në një ndërtesë apartamentesh dhe një shkollë fillore.
 
Në mesin e të plagosurve ishin pesë fëmijë, ndërsa sulmi ndodhi në qytetin verilindor të Kharkiv.
 
Guvernatori i rajonit, Oleh Synehubov tha se të gjithë të plagosurit dhe të vrarët janë banorë që po ecnin në rrugë e po rrinin në kënde lojërash.
 
Banorët e kanë përshkruar momentin e sulmit di të tmerrshëm teksa kanë parë personat e tyre të afërm të plagoseshin e disa prej tyre të ndërronin jetë./Top Channel