Botë
Sulmi ndaj qendrës tregtare, reagojnë liderët botërorë
28.06.2022 13:45
Sulmi me rakete ndaj një qendre tregtare në qytetin e Kremenchuk në Ukrainën...

Sulmi me rakete ndaj një qendre tregtare në qytetin e Kremenchuk në Ukrainën qëndrore ka nxitur zemërim rreth botës. Liderët e vendeve të G7-s të mbledhur në Gjermani dënuan me terma të ashpër atë që e cilësuan një krim lufte.
“Presidenti Putin dhe përgjegjësit do të mbajnë përgjegjësi”, thuhet në deklaratën e përbashkët.
Presidenti amerikan Joe Biden e cilësoi sulmin si mizor, ndërsa Këshilli i Sigurimit të OKB mblidhet të martën për të diskutuar mbi bombardimet e fundit të Rusisë në Ukrainë.
Volodimir Zelenski i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar të ndalë terrorin rus.
“Sulmi me raketa ndaj qendrës tregtare në Kremençuk është një prej akteve më të rënda terroriste në historinë e Evropës. Një qytet paqësor, një qendër e zakonshme tregtare me gra e fëmijë brenda. Vetëm terroristë psikopatë, të cilët nuk duhet të kenë vend në këtë botë, mund te sulmojnë një objekt të tillë. Nuk ishte sulm aksidental, por i llogaritur”, tha Zelenski.
Rreth 1 mijë persona gjendeshin në godinë në momentin kur ajo u bë shënjestër e zjarrit rus. 18 qytetarë janë konfirmuar të vdekur e mbi 59 të tjerë raportohen si të plagosur.
