Botë

Aksident i rëndë në Jordani, 12 viktima pas shpërthimit të gazit toksik

28.06.2022 14:15

Një incident i rëndë ka ndodhur në portin Akaba në Detin e Kuq në Jordani, kur 12 persona humbën  jetën nga një rrjedhje e gazit toksik.

Një incident i rëndë ka ndodhur në portin Akaba në Detin e Kuq në Jordani, kur 12 persona humbën  jetën nga një rrjedhje e gazit toksik.

Klori që shkaktoi incidentin e rëndë,  po eksportohej në Xhibuti, por gjatë zhvendosjes nga kontejneri, fuçia është rrëzuar mbi anije duke shpërthyer. Përveç 12 viktimave, shumë persona të tjerë janë plagosur. Autoritetet u kanë kërkuar banorëve që jetojnë pranë zonës, të mbyllin dritaret dhe të qëndrojnë brenda pasi gazi toksik mund të shkaktojë situata serioze. Ekipet e specializuara nga Shërbimi i Mbrojtjes Civile, po përpiqen të vënë në kontroll situatën.