Botë
Valë e re Covid në Europë, BE zgjat përdorimin deri qershor 2023
28.06.2022 14:24
Pas heqjes pothuajse të të gjitha masave, vala e shtatë e Kovid-19 është rikthyer fuqishëm në Europë....

Pas heqjes pothuajse të të gjitha masave, vala e shtatë e Kovid-19 është rikthyer fuqishëm në Europë.
Shkencëtarët thonë se vala e re sqarohet edhe me zhvillimin e nënllojeve të reja të Omikronit BA.4 dhe BA.5. Po zbehet gjithashtu edhe imuniteti i përfituar nga vaksinat dhe infektimet paraprake që duket se nuk të mbrojnë sa duhet nga nënllojet e reja. Shkencëtarët thonë se pacientët e infektuar me llojin Omicron, kanë mbrojtje nga Covid dhe nënllojet e tij, por kanë mbrojtje e dobët nga vetë omikroni e mund të riinfektohen më lehtësisht.
Në këtë valë të re Covid, këshilli i BE-së dha dritë të gjelbër për vazhdimin e shfrytëzimit të certifikatave digjitale për Kovid-19 deri më 30 qershor 2023. Pra të gjithë udhëtarët nga BE, si dhe ata që udhëtojnë nga vendet e treta, do të mund të vazhdojnë ta shfrytëzojnë certifikatën digjitale të BE-së për udhëtime në vendet anëtare, ku ato certifikatata ende nevojiten.
