Botë

Raporti Botëror i Drogave, Shqipëria e shtata në botë për kanabisin

28.06.2022 15:06

Shqipëria renditet e shtata në botë nga shtetet më të përmendura për origjinën, nisjen dhe tranzitin e kanabisit për periudhën 2016-2019...

Shqipëria renditet e shtata në botë nga shtetet më të përmendura për origjinën, nisjen dhe tranzitin e kanabisit për periudhën 2016-2019.  Në total janë 154 shtete dhe para Shqipërisë renditen Libani, Pakistani, Holanda, Spanja, Afganistani dhe në vend të parë Maroku thuhet në raportin Botëror të Drogave 2022 nga Zyra e Kombeve të Bashkuara. Shqipëria përmendet edhe në të ashtuquajturën rrugë të Ballkanit për heroinën, që fillon nga Pakistani, kalon nëpër Siri, Turqi, Greqi, Shqipëri dhe përfundon në vendet e Europës Perëndimore.
 
Pas publikimit të këtij raporti reagoi presidenti i Shqiprisë, Ilir Meta.
 
“Mbrojtja politike e grupeve kriminale dhe shmangia e tyre nga drejtësia, përdorimi i bandave në fushatat elektorale dhe dhënia për ta si “koncension” i vijimit të trafiqeve, që po dëmton seriozisht imazhin e vendit dhe ka marrë aq shumë jetë njerëzish, duhet të marrë fund njëherë e përgjithmonë. Të gjithë shqiptarët i njohin grupet kriminale dhe ortakët e tyre në nivelet më të larta shtetërore. Drejtësia të reagojë tani.”, tha presidenti i Shqiprisë, Ilir Meta.
 
Demokratët ndërkohë thonë se  raporti i OKB është një tjetër rekord i zi për qeverinë që përdor bandat kriminale për të grumbulluar vota.
 
LULJETA NDOKA