Basketboll
NBA, Lillard udhëheq Portland drejt suksesit me Lakers
12.01.2015 13:21
Ishte pikërisht Lillard heroi i Portlandit në këtë takim pasi basketbollisti i lindur Oakland koleksionoi në total 34 pikë...

Damian Lillard është ai lideri i Portland Trail Blazzers. Falë një paraqitjeje fantastike të 24-vjecarit amerikan skuadra e drejtuar nga trajneri Terry Stotts arriti fitoren 4-t radhazi në NBA pasi mundi në Staples Center, Los Angeles Lakers me rezultatin 106-94. Ishte pikërisht Lillard heroi i Portlandit në këtë takim pasi basketbollisti i lindur Oakland koleksionoi në total 34 pikë, 7 asist dhe 3 rebound.
Lakers-at pa liderin e tyre Kobe Bryant të dëmtuar e kishin shumë të vështirë t'i bënin rezistencë formacionit nga Oregoni dhe Blazzers falë edhe një trepikëshi të realizuar nga Lillard morën kryesimin 9-2 që në fillim.
Wesley Johnson i cili e mbylli ndeshjen me 17 pikë gjithsej shënoi një dypikësh që i ngushtoi shifrat në 11-9, në mesin e periodës së parë. Johnson me një gjuajtje të saktë këtë herë për tre pikë kaloi Lakers përpara me shifrat 43-40 në periodën e dytë, por miqtë nga Portlandi reaguan menjëherë dhe e mbyllën pjesën e parë me avantazhin 50-45 në favor të tyre.
Në periodën e tretë një trepikësh i Wesley Matthews e coi rezultatin në 65-60 për skuadrën nga Oregoni, ndërkohë që Tarik Black's barazoi shifrat në 69-69 pak cate më vonë. Por që nga ky moment filloi edhe dominimi i Portlandit që një falë finalzimi të saktë të Lillard dhe një rezultati të pjesshëm 15-7 mori kryesimin 84-76.
Miqtë administruan shumë mirë rezultatin deri në fund dhe e mbyllën ndeshjen me fitoren e tyre në shifrat 106-94. Në takimet e tjera të Nba spikat suksesi i Miami Heat në transfertë përballë Los Angeles Clippers me rezultatin 104-90.
Chris Bosh me 34 pikë dhe 7 topa nën tabelë ishte më i miri për skuadrën nga Florida në këtë sfidë. Vazhdon momenti magjik i Atlanta Hawks. Formacioni nga Georgia siguroi fitoren 8-të radhazi pasi arriti të mposhte lehtësisht Washington Wizards 120-89.
Vijon rënia e lirë për Cleveland Caviliers. Skuadra nga Ohio pësoi humbjen e pestë rresht pasi u mund në Sleep Train Arena nga Sacramento Kings me rezultatin 103-84.
Pas një ndeshjeje spektakolare ku nevojitën të luheshin dy kohë shtesë Memphis Grizzlies kaloi Phoenix Suns me shifrat 122-110 falë edhe paraqitjes së shkëlqyer të Zac Randolph e realizoi në total 27 pikë 17 rebound dhe 4 asist.