Kulturë
Artisti me përmasa botërore Saimir Strati shpalosi portretin në mozaik të piktorit Kaleshi
28.06.2022 16:37
Saimir Strati, si krijues i mozaikëve, është një nga artistët më të njohur në botë...

Saimir Strati, si krijues i mozaikëve, është një nga artistët më të njohur në botë. Është mbajtës i 11 rekordeve të Guinnessit, por Strati, mbi të gjitha është një artist dhe humanist i madh. Kësaj rradhe, në bashkëpunim me Galerinë KULT në Gostivar, u prezantua mbrëmë para artdashësve gostivaras, me ç’rast i bënë një shenjë kujtimi dhe mirnjohjeje artistit të madh Omer Kaleshit, përmes kësaj ekspozite, ku, perveç 10 mozaiqeve origjinale dhe 11 reprodukimeve të 11 rekordeve teë Ginisit, u shpalos edhe portreti në mozaik i piktorit i cili para pak kohësh kaloi në amshim. Artistri Strati këtë portret e sheh si të amshueshëm pasi që është i punuar nga materiale të forta që i sigurojnë jetëgjatësinë.
Kjo ekspozitë vie para artdashësve gostivaras falë kuratores Vlora Demiri, njohëse e mirë e krijimtarisë së Stratit.
Ekspozita do të qëndrojë e hapur për dy javë dhe është ky një rast I mirë për publikun artdashës për tu njohur me veprën e këtij artisti të rekordeve të Ginisit.