Maqedoni
Samiti i NATO-s në Madrid, Stoltenberg: Unitet i fuqishëm i vendeve të NATO-s
28.06.2022 17:06
Në Samitin, e NATO-s në Madrid, Aleanca do të ofrojë edhe një paketë gjithëpërfshirëse për të ndihmuar Ukrainën..
Në Samitin, e NATO-s në Madrid, Aleanca do të ofrojë edhe një paketë gjithëpërfshirëse për të ndihmuar Ukrainën të përballet me sistemin e vetmbrojtës, tha Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg.
“Samiti I NATO-së në Madrid do të jetë samite kyq, ne do ta sjellim konceptin e ri strategjik që do të jetë udhrëfyes për funksionimin e NATO-së në një botë me kërcënime edhe më të mëdha. Do ta sjellim ndryshimin fundamental për mbrojtje me forca më të shumta dhe më të përgatitura, dhe me një sistem të ri mbrojtës, por do të diskutojmë edhe për një pako të ndihmës për Ukrainën, që ta kenë të drejtën e tyre në vetmbrojtje.”, tha Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg.
Kryeministri Spanjol potencoi se do të ketë takime të shumta mes shteteve anëtare të NATO-së, me qëllim që të rritet bashkëpunimi mes anëtarëve të NATO-së, por edhe me shtetet të cilat i përkasin vetëm Bashkimit Europian. Ndërsa pikërishtë bllokada e fundit bullgare që ishte për mos fillimin e negociatave për anëtarësim në BE për Maqedonin e Veriut dhe Shqipërisë ishte pikërishtë shembulli më eklatant ku Bullgaria si shtet anëtare e NATO-së ka bllokuar dy vende tjera të NATO-së siq janë RMV dhe Shqipëria.
”Në këtë Samit po konstatojmë atë cka është me rëndësishme për nesh, e ajo është qështja e sigurisë. Ky është takimi i parë në përbërje kaq të lartë dhe me numrin më të lartë të shefave të shteteve anëtare. Këto po realizojmë takime në mes vendeve aleate të NATO-së dhe të BE-së, dhe qëllimi për këtë është i qartë, pra të tregojmë unitet në mes anëtarevë te NATO-së por edhe jashtë kësaj aleance. Këtu do të konstatojmë se cilat janë kërcënimet reale dhe me cka do të duhet të ballafaqohemi tani.”, tha kryeministri i Spanjës Pedro Sançez.
Delegacionin e Maqedonisë në këtë Samit do ta prezanton Presidenti Stevo Pendarovski, e ku në përbërjen e delegacionin shtetëror janë ministrja e Mbrojtjes Slavjanka Petrovska dhe ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani. Samiti i NATO-s në Madrid do të adresojë sfida urgjente të sigurisë së sotme dhe të së ardhmes.
FITIM KRYEZIU
