Maqedoni

Xhaferi taon eurodeputetët: Çështjet bilaterale të zgjidhen mënyrë bilaterale

28.06.2022 17:27

Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, realizoi takim me eurodeputetët, anëtarët e Komitetit të Përzier Parlamentar...

Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, realizoi takim me eurodeputetët, anëtarët e Komitetit të Përzier Parlamentar – Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut – BE, të cilët marrin pjesë në Takimin e 19 të trupit të përbashkët punues për dialog parlamentar ndërmjet deputetëve të Kuvendit dhe Parlamentit Europian, njoftojnë nga kabineti i Xhaferit.
 
Në takim ishin të pranishme edhe Sonja Mirakovska, në cilësinë e bashkëkryesueses së Komitetit të Përzier Parlamentar dhe Cvetanka Ivanova, sekretarja e përgjithshme e Kuvendit.
 
Në raport me eurointegrimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, Xhaferi theksoi se edhe pse vendi i përmbushi kushtet dhe kjo ishte konfirmuar me vendimin e Këshillit Europian prej më 21 mars 2020 për fillim të pakushtëzuar të negociatave të anëtarësimit, Kjo nuk ndodhi për shkak të vetos së Bullgarisë.
 
Megjithatë, shprehu shpresë se nga ajo që është në tavolinë, do të mund të arrihet marrëveshje, me ç’rast, çështjet bilaterale të zgjidhen në mënyrë bilaterale. Duke potencuar se Bashkimi Eiropian bazohet në respektimin të gjithëve, sugjeroi se zgjidhja do të duhet të kërkohet në atë drejtim.”, thuhet në njoftim.
 
Xhaferi rikujtoi se vendi e harmonizoi në tërësi legjislacionin e vet të politikës së jashtme dhe të sigurisë me atë të Unionit dhe arriti shkallë të lartë të harmonizimit të legjislacionit me atë europian, por edhe se për shkak të prolongimit të fillimit të negociatave, mbështetja e opinionit zvogëlohet në mënyrë të konsiderueshme, njoftojnë nga kabineti i kryeparlamentarit Xhaferi.