Maqedoni

Bushi në Forumin e Salzburgut: Jemi përkrah nismave të përbashkëta për parandalimin e emigracionit

28.06.2022 17:44

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Nazim Bushi po merr pjesë në konferencën...

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Nazim Bushi po merr pjesë në konferencën ministrore të “Forumit të Salzburgut”, që mbahet në Vjenë.
 
Gjatë fjalimit të tij para të pranishmëve Bushi deklaroi se Maqedonia e Veriut përkrah pa rezervë të gjitha nismat e përbashkëta që kanë për qëllim ballafaqimin me sfidat e emigracionit dhe luftën kundër dukurive kriminele që burojnë nga ky fenomen. 
 
“Suksesi i çdo vendi, përkatësisht Ministrive për Punë të Brendshme varet nga mekanizmat efektive që kanë për qëllim bashkëpunimin ndërkombëtar dhe rajonal si dhe nga këmbimi i informatave operative. Vlerësoj se përkrahja e Bashkimit Europian është jashtëzakonisht e rëndësishme dhe veprimi i institucioneve të BE-së në këtë fushë përmirëson ndjeshëm situatën me emigracionin.”, ka thënë zëvendësministri i brendshëm Bushi.