Maqedoni

Mledhja e Qeverisë shkarkohet drejtori i burgut të Idrizovës

28.06.2022 19:24

Qeveria shkarkon drejtorin e burgut të Idrizovës Rexhep Rexhepi....

Qeveria shkarkon drejtorin e burgut të Idrizovës Rexhep Rexhepi. 
 
Nuk dihet nëse shkarkimi i tij lidhet me arsyet e bastisjes në burgun ndëshkues, ku janë gjetur një shumë e madhe parash mbi 50-të telefona celular, pajisje kompjuterike, thika, drogë dhe mjete tjera për të cilat ekziston dyshim se janë të lidhura me veprat penale. Por jozyrtarisht mësohet se njëra ndër arsyet  është pikërisht bastisja që policia bëri javë më parë në Idrizovë. Rexhepi në këtë pozitë erdhi pasi Alternativa ju bashkua shumicës parlamentare.