Botë

Lufta në Ukrainë, situata në Lisiçansk është "shumë e rëndë"

29.06.2022 11:18

Forcat ruse janë duke bombarduar qytetin e Lisiçanskut pa dallim dhe zyrtarët rajonalë ukrainas...

Forcat ruse janë duke bombarduar qytetin e Lisiçanskut pa dallim dhe zyrtarët rajonalë ukrainas, e kanë përshkruar situatën si “shumë të vështirë”.
 
Ky është qyteti i fundit që kontrollohet nga forcat ushtarake të Ukrainës në lindje të shtetit. Inteligjenca britanike ka thënë në përditësimin e saj të fundit më 29 qershor se forcat ruse vazhdojnë të bëjnë përparim në tentimet e tyre për rrethim të Lisiçanskut. Udhëheqësi i Luhanskut, Serhiy Hayday, rajon ku gjendet Lisiçansku, ka raportuar po ashtu për rritje të aktivitetit ushtarak.
 
“Rusët janë duke përdorur secilën armë që kanë. Pa bërë dallim nëse shënjestrat janë ushtarake apo jo – shkollat, kopshtet e fëmijëve, institucionet kulturore”, ka thënë Hayday.
 
Sipas tij, situata në Lisiçansk i ngjan asaj të Severodonjeckut, ku forcat ruse kanë shkatërruar ndërtesë pas ndërtese. Severodonjecku ka rënë nën kontrollin e Rusisë më 25 qershor.
 
Përveç kësaj, Zelensky u ka kërkuar Kombeve të Bashkuara që të dërgojnë një të dërguar special në zonën e sulmit. Autoritetet besojnë se rreth 36 njerëz janë ende të zhdukur pas sulmit të 27 qershorit.