Maqedoni

Samiti i NATO-s, Pendarovski: Mundësi unike për bashkëpunim

29.06.2022 12:46

Presidenti Stevo Pendarovski që që kryeson delegacionin e RMV-së në samitin e NATO-s...

Presidenti Stevo Pendarovski që që kryeson delegacionin e RMV-së në samitin e NATO-s, në të cilin temë kryesore është miratimi i Konceptit të ri Strategjik të Aleancës, e ka cilësuar këtë samit si  një mundësi unike për të gjithë aleatët që të tregojnë forcë dhe kohezion në raport me detyrat aktuale dhe të ardhshme në këtë moment kur Europa përballet me një rrezik aktual. 

 
“Që nga viti 1949 nuk ka pasur kurrë një samit kur jemi përballur me një luftë në kontinentin evropian. Mund ta imagjinoni që lufta në Ukrainë, pushtimi rus i Ukrainës dikton plotësisht axhendën e samitit, kështu që mendoj deri në fund të ditës ne do të miratojmë konceptin e ri strategjik të sinkronizuar plotësisht nga të gjithë aleatët. Mendoj se kjo është koha e duhur për të treguar solidaritet me Ukrainën, e cila po lufton për lirinë e popullit të saj dhe vlerat demokratike të të gjithë neve”, u shpreh presidenti i RMV-së, Stevo Pendarovski.
 
Në kuadër të punimerve të Samitit, presidenti Pendarovski dhe ministrat Osmani dhe Petrovska do të marin pjesë në panel diskutime të ndryshme.  
 
FITIM KRYEZIU