Maqedoni

Janakievski: të gjitha rrugët janë të kalueshme

12.01.2015 14:27

Të gjitha rrugët magjistrale dhe rajonale janë të pastruara dhe të kalueshme për të gjitha llojet e makinave dhe nuk ka defekte të theksuara në furnizimin me energji elektrike...

Të gjitha rrugët magjistrale dhe rajonale janë të pastruara dhe të kalueshme për të gjitha llojet e makinave dhe nuk ka defekte të theksuara në furnizimin me energji elektrike, informoi sot ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakievski, pas takimit me trupin koordinues të formuar për ndjekjen e gjendjes me motin.
 
“Reshje më të mëdha të dëborës ka pasur dje në zonën prej Tetovës deri në Kërçovë, por të gjitha rrugët janë të kalueshme dhe me të vërtetë dje ka pasur intervenim më efikas nga ana  e Ndërmarrjes “Rrugët e Maqedonisë” dhe nga personat e angazhuar privat”- deklaroi ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakievski.
 
Ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Janakievski, informoi se kishte defekte të vogla në furnizimin me energji elektrike në disa zona, por defektet janë sanuar dhe për momentin ka energji elektrike.  
 
“Ka pasur një rënie të vogël  në Veçan që tashmë është sanuar dhe Komuna e Veçanit ka furnizim me energji elektrike. Ka pasur defekte edhe në rajonin e Prespës, pjesa më e madhe e vendbanimeve të këtij rajoni kanë energji elektrike, ndërsa disa prej tyre do të furnizohen në afat sa më të shkurtër kohor”- tha ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakievski.
 
Nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike paralajmërojnë se gjatë pesë ditëve të ardhshme nuk do të ketë reshje të reja të dëborës. 
 
ERSAN PAJAZITI